Njoftim për shtyp

Sot më datë 16 maj 2024, Kryetari i Autoritetit të Konkurrencës, z. Denar Biba, mirëpriti në një vizitë zyrtare në ambientet e Autoritetit të Konkurrencës një përfaqësi të Autoritetit Turk të Konkurrencës, të përbërë nga: z. Hasan Hüseyin Ünlü dhe z. Berat Uzun, Anëtarë të Bordit të Konkurrencës si dhe z. Ferhat Topkaya, zv. President i Autoritetit Turk të Konkurrencës.

Gjatë kësaj vizite u shkëmbyen ide dhe mendime për praktikat më të mira të dy institucioneve duke e vënë theksin sidomos tek nevoja për bashkëpunim të dyanshëm, shkëmbimi i eksperiencës midis dy institucioneve si dhe mundësia e trainimeve me qëllim rritjen e kapaciteteve të stafit të Autoritetit Shqiptar të Konkurrencës.

Në vijim të vizitës zyrtare, delegacioni Turk u shoqërua në Kryesinë e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, ku u zhvillua një takim kortezie me Kryetarin e Komisionit për Ekonominë dhe Financat, z. Eduard Shalsi. Në këtë vizitë z. Shalsi ndër të tjera theksoi nevojën për intensifikimin e marrëdhënieve dypalëshe midis Shqipërisë dhe Turqisë edhe në fushën e konkurrencës.

Në përfundim të takimit, nga ana e delegacionit të Autoritetit Turk të Konkurrencës u ftuan Kryetari i Autoritetit të Konkurrencës z. Biba si dhe z. Eduard Shalsi të jenë pjesë e konferencës mbi konkurrencën e cila do të zhvillohet në Stamboll, Turqi në datat 30 Shtator – 2 Tetor 2024

Për më tepër, ju lutem konsultoni faqen zyrtare të Autoritetit të Konkurrencës në http://caa.gov.al

Shkarko Njoftimin

Dërgoni Ankesën Tuaj

Please enable JavaScript in your browser to complete this form.
Click or drag files to this area to upload. You can upload up to 3 files.
Njoftim mbi përpunimin e të dhënave personale

Të dhënat tuaja do të trajtohen me konfidencialitet të plotë, në përputhje me Ligjin nr. 9887, datë 10.03.2008 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, i ndryshuar. Të dhënat do të përdoren vetëm për qëllimin e trajtimit të ankesës suaj dhe nuk do t’u transmetohen palëve të treta, përveç rasteve të parashikuara nga legjislacioni në fuqi.
Skip to content