Rasti:Përftimi i kontrollit të tërthortë të aseteve në pronësi të KOMERCIJALNA BANKA AD Skopje nga shoqëria Yildirim International Investment Holding B.V.

Pranë Autoritetit të Konkurrencës është protokolluar shkresa nr. 330 Prot., i AK, datë 22.04.2024 “Depozitim i njoftimit jo-përfundimtar në lidhje me transaksionin midis Kingman Refractories DOOEL dhe Double Eagle Nickel DOOEL, në cilësinë e blerësve, dhe Komercijalna Banka AD, në cilësinë e shitësit”, nëpërmjet të cilës jemi njoftuar lidhur me transaksionin e përftimit të kontrollit të tërthortë të aseteve në pronësi të KOMERCIJALNA BANKA AD Skopje nga shoqëria Yildirim International Investment Holding B.V.

Referuar dokumenteve të depozituara nga pala njoftuese, palët në transaksion janë:

Blerësi 1: KINGMAN REFRACTORIES DOOEL Skopje është një shoqëri me përgjegjësi të kufizuar, e themeluar sipas legjislacionit të Maqedonisë së Veriut, me objekt aktiviteti prodhimi i produkteve rezistente ndaj zjarrit.

Blerësi 2: DOUBLE EAGLE NICKEL DOOEL Skopje është një shoqëri me përgjegjësi të kufizuar, e themeluar sipas legjislacionit të Maqedonisë së Veriut, me objekt aktiviteti prodhimi i metaleve të tjera me ngjyra.

Të dyja shoqëritë blerëse janë krijuar për qëllime të këtij transaksioni dhe janë pjesë e Grupit Yildirim.

Grupi Yildirim operon në një numër të madh industrish si: metalurgji dhe miniera, qymyre dhe coke, energji, plehra kimike ose fertilizues dhe kimikate, menaxhim porti, transport, logjistik etj.

Grupi Yildirim është aktiv dhe realizon të ardhura në Shqipëri, indirekt nëpërmjet filialeve të tij:  Albchrome Holding SHPK dhe NewCo Ferronikeli Complex SHPK.

Target : Asetet e shoqërisë Euronickel Industry DOO, të cilat janë asete të hekur nikelit dhe asetet e shoqërisë Nova Refraktori DOO, të cilat janë asete zjarrduruese. Aktualisht këto asete zotërohen nga KOMERCIJALNA BANKA AD SKOPJE si kolateral dhe përbëhen nga pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme.

 Shitësi: KOMERCIJALNA BANKA AD Skopje është një bankë tregtare, e themeluar sipas legjislacionit të Maqedonisë së Veriut, aktiviteti tregtar i së cilës janë shërbimet bankare.

Nga shqyrtimi i dokumentacionit, rezulton se transaksioni i njoftuar është në përputhje me nenin  10 dhe 12 të ligjit, sipas të cilit duhet respektivisht të realizohet ndryshimi i qëndrueshëm i kontrollit si dhe të plotësohen kriteret e xhiros.

Për sa më sipër, ky transaksion është objekt autorizimi nga Komisioni i Konkurrencës.

Autoriteti fton palët e interesuara, që brenda pesë ditëve nga shpallja e njoftimit, të shprehin opinionet e tyre për transaksionin e njoftuar.

Opinionet mund të dërgohen pranë Autoritetit të Konkurrencës me postë në adresën: Autoriteti i Konkurrencës, Rr. “Sami Frashëri”, Nr. 4, Kati IV Tiranë; apo me e-mail në adresën competition@caa.gov.al.     

Shkarko Njoftimin

Ankese

    Ruani Privatësin
    PoJo

    Të dhënat tuaja do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit nr.9887, datë 10.03.2008, 'Për mbrojtjen e të dhënave personale', i ndryshuar.

    document.addEventListener('DOMContentLoaded', function() {
    var privacyRadioInputs = document.querySelectorAll('input[name="your-privacy"]');
    var personalDetails = document.getElementById('personal-details');

    function togglePersonalDetails() {
    if (privacyRadioInputs[0].checked) {
    personalDetails.style.display = 'none';
    } else if (privacyRadioInputs[1].checked) {
    personalDetails.style.display = 'block';
    }
    }

    privacyRadioInputs.forEach(function(radio) {
    radio.addEventListener('click', togglePersonalDetails);
    });
    togglePersonalDetails();
    });