Rasti: Përftimi i kontrollit të shoqërisë Business Lease Hungary Kft. nga shoqëria Merkantil Bank Zrt.

Pranë Autoritetit të Konkurrencës është protokolluar shkresa nr. 625 prot., i AK, datë 15.07.2026, “Njoftimi  Përqendrimi – Merkantil Bank Zrt.”, ku jemi njoftuar në lidhje me transaksionin e propozuar mbi blerjen e 100% të kuotave të shoqërisë Business Lease Hungary Kft. nga shoqëria Merkantil Bank Zrt.

Referuar dokumentacionit të depozituar, palët në transaksion janë:

Blerësi: Merkantil Bank Zrt. është një shoqëri aksionare, e themeluar sipas legjislacionit hungarez, i specializuar në financimin e automjeteve dhe pajisjeve, duke përfshirë kredi dhe leasing për makina, automjete komerciale, makineri dhe asete të tjera prodhuese. Merkantil Bank është anëtare e Grupit OTP (Hungari).

Grupi OTP është prezent dhe realizon të ardhura në Shqipëri përmes filialit të saj OTP Bank Albania SHA.

Shitësi: Business Lease Group B.V. është një shoqëri private me përgjegjësi të kufizuar, e themeluar sipas legjislacionit të Holandës.

Shoqëria target: Business Lease Hungary Kft. është një shoqëri me përgjegjësi të kufizuar, e themeluar sipas legjislacionit hungarez, ofruese e shërbimeve të qirasë operative ( leasing afatgjatë i automjeteve) dhe administrimit të flotës, duke u shërbyer klientëve të biznesit në Hungari.

Business Lease Hungary Kft. nuk është prezent dhe nuk realizon të ardhura në Shqipëri.

Nga shqyrtimi i dokumentacionit, rezulton se transaksioni i njoftuar është në përputhje me nenin  10 dhe 12 të ligjit, sipas të cilit duhet respektivisht të realizohet ndryshimi i qëndrueshëm i kontrollit si dhe të plotësohen kriteret e xhiros.

 Për sa më sipër, ky transaksion është objekt autorizimi nga Komisioni i Konkurrencës.

Autoriteti fton palët e interesuara, që brenda pesë ditëve nga shpallja e njoftimit, të shprehin opinionet e tyre për transaksionin e njoftuar.

Opinionet mund të dërgohen pranë Autoritetit të Konkurrencës me postë në adresën: Autoriteti i Konkurrencës, Rr. “Sami Frashëri”, Nr. 4, Kati IV Tiranë; apo me e-mail në adresën competition@caa.gov.al.     

Skip to content