Në kuadër të promovimit të mëtejshëm të kulturës së konkurrencës me botën akademike, në datën 15 Maj 2024, në ambientet e Universitetit “Epoka”, me bashkëpunimin e Autoritetit të Konkurrencës dhe Departamentit të Drejtesisë së Universitetit “Epoka”, u zhvillua konferenca e parë studentore me temë “Konkurrenca, tregu dhe teknologjia”.
Në këtë konferencë morën pjesë Kryetari i Autoritetit të Konkurrencës, z. Denar Biba, përfaqësues të Autoritetit të Konkurrencës, Dekani i Universitetit “Epoka”, z. Lisen Bashkurti, Rektori, z. Ahmet Oztas dhe profesorë e studentë të departamentit të drejtësisë së këtij universiteti.
Z. Biba në fjalën e tij përshëndetëse falenderoi drejtuesit e këtij universiteti, profesorët e studentët për nismën pozitive për zhvillimin e kësaj konference. Gjatë fjalës së tij për të ftuarit u shpjegua roli dhe rëndësia në rritje i Autoritetit të Konkurrencës në veprimtarinë e tij të përditshme, përballja me sfidat e aktuale por dhe ato të reja me qëllim fundor arritjen dhe ruajtjen e konkurrencës së lire.
Autoriteti i Konkurrencës nxit organizimin dhe kthimin në traditë të konferencave të tilla si një nga mënyrat më të mira për promovimin e mëtejshëm të kulturës së konkurrencës, përmes intensifikimit të marrëdhënieve me botën akademike.