Njoftim për shtyp

Komisioni i Konkurrencës, në mbledhjen e tij më datë 10.05.2024, mori në shqyrtim përqendrimin e propozuar nëpërmjet përftimit të kontrollit të shoqërisë Officine Maccaferri – S.P.A. nga shoqëria Ambienta SGR SPA nëpërmjet shoqërisë HoldCo 69 S.R.L.

Përqendrimi nuk do të krijojë mbivendosje ose marrëdhënie të rrjedhës së sipërme apo të poshtme midis aktiviteteve të palëve në nivel kombëtar dhe për këto arsye, transaksioni i synuar nuk do të sjellë ndryshim dhe nuk do të ketë ndikim në tregun shqiptar.

Për këto arsye, Komisioni i Konkurrencës me Vendimin nr. 1076, datë 10.05.2024, vendosi të autorizojë përqendrimin e propozuar nëpërmjet përftimit të kontrollit të shoqërisë Officine Maccaferri – S.P.A. nga shoqëria Ambienta SGR SPA nëpërmjet shoqërisë HoldCo 69 S.R.L.

Gjithashtu, Komisioni i Konkurrencës, mori në shqyrim rastin për shtyrjen e afatit të përjashtimit nga ndalimi i marrëveshjes së lidhur ndërmjet shoqërive Swixx Biopharma AG dhe Sanofi Winthrop Industrie.

Pas implementimit të Marrëveshjes, kushtet konkurruese të tregut do të mbeten të njëjta sepse Swixx Biopharma do të shpërndajë Produktet brenda portofolit të produkteve që jepen me recetë nga mjeku të Sanofit, produkte të cilat më parë Sanofi i shpërndante përmes rrjetit të vet të shpërndarës në Shqipëri (shitësve me shumicë të autorizuar).

Periudha e propozuar për shtyrjen e përjashtimit të marrëveshjes deri në 1 janar 2027, nuk pritet të sjellë ndryshime në strukturën e tregut dhe për këtë arsye miratimi i shtyrjes së përjashtimit nuk do të sjellë efekte mbi konkurrencën në treg.

Për këto arsye, Komisioni i Konkurrencës me me Vendimin nr. 1077, datë 10.05.2024, vendosi të shtyjë afatin e përjashtimit nga ndalimi të Marrëveshjes së Distribucionit ndërmjet palëve Swixx Biopharma AG dhe Sanofi Winthrop Industrie. Afati i përjashtimit të marrëveshjes do të jetë deri në datë 1 janar 2027.

Për më tepër, ju lutem konsultoni faqen zyrtare të Autoritetit të Konkurrencës në http://caa.gov.al.

Shkarko Njoftimin

Ankese

    Ruani Privatësin
    PoJo

    Të dhënat tuaja do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit nr.9887, datë 10.03.2008, 'Për mbrojtjen e të dhënave personale', i ndryshuar.

    document.addEventListener('DOMContentLoaded', function() {
    var privacyRadioInputs = document.querySelectorAll('input[name="your-privacy"]');
    var personalDetails = document.getElementById('personal-details');

    function togglePersonalDetails() {
    if (privacyRadioInputs[0].checked) {
    personalDetails.style.display = 'none';
    } else if (privacyRadioInputs[1].checked) {
    personalDetails.style.display = 'block';
    }
    }

    privacyRadioInputs.forEach(function(radio) {
    radio.addEventListener('click', togglePersonalDetails);
    });
    togglePersonalDetails();
    });