Pranë Autoritetit të Konkurrencës është protokolluar shkresa nr. 125 prot., datë 29.01.2024 “Kërkohet autorizimi për miratimin e “Marrëveshjes për Shit-blerjen e Kuotës”, datë 19.04.2024 lidhur ndërmjet shoqërisë “MED LAB” SHPK dhe Z. Ben Petani për shit-blerjen e Kuotës që përfaqëson 33.34% (tridhjetë e tre pikë tridhjetë e katër përqind) të kapitalit të shoqërisë “Pharma One” SHPK”, ku jemi njoftuar në lidhje me transaksionin e shitblerjes së kuotës tek shoqëria Med Lab SHPK, që z. Ben Petani zotëron në shoqërinë PHARMA ONE SHPK.
Referuar dokumentacionit të depozituar nga pala njoftuese, palët në transaksion janë:
Pala Blerëse: Med Lab SHPK është një shoqëri me përgjegjësi të kufizuar, e themeluar sipas legjislacionit shqiptar, me objekt aktiviteti shitje-blerje të pajisjeve mjekësore e laboratorike, investime në fushën e laboratorëve mjekësore; import, eksport, tregtim me shumicë e pakicë, montim e riparim i aparaturave laboratorike mjekësore etj.
Referuar pasqyrave financiare te shoqërisë për vitin 2022 rezulton se shoqëria nuk ka kryer aktivitet ekonomik dhe nuk ka realizuar të ardhura.
Shoqëria target: PHARMA ONE SHPK është një shoqëri me përgjegjësi të kufizuar, e themeluar sipas legjislacionit shqiptar, e angazhuar në fushën e tregtisë ku do të kryejë tregtimin me shumicë dhe pakicë të barnave dhe pajisjeve mjekësore dhe artikujve farmaceutikë, lëndëve të para, aksesorë, para farmaceutike, tregtimin dhe import-eksportin e mallrave të ndryshme si pajisje mjekësore industriale e artikujve të ndryshme, elektrike, mekanike etj.
Pala Shitëse: z. B. P. shtetas shqiptar, person fizik.
Nga shqyrtimi i dokumentacionit, rezulton se transaksioni i njoftuar është në përputhje me nenin 10 dhe 12 të ligjit, sipas të cilit duhet respektivisht të realizohet ndryshimi i qëndrueshëm i kontrollit si dhe të plotësohen kriteret e xhiros.
Për sa më sipër, ky transaksion është objekt autorizimi nga Komisioni i Konkurrencës.
Autoriteti fton palët e interesuara, që brenda pesë ditëve nga shpallja e njoftimit, të shprehin opinionet e tyre për transaksionin e njoftuar.
Opinionet mund të dërgohen pranë Autoritetit të Konkurrencës me postë në adresën: Autoriteti i Konkurrencës, Rr. “Sami Frashëri”, Nr. 4, Kati IV Tiranë; apo me e-mail në adresën competition@caa.gov.al.