Njoftim për shtyp

Komisioni i Konkurrencës në mbledhjen e tij më datë 24.05.2024, mori në shqyrtim njoftimin e përqendrimit të realizuar nëpërmjet përftimit të kontrollit të tërthortë të aseteve në pronësi të KOMERCIJALNA BANKA AD Skopje nga shoqëria Yildirim International Investment Holding B.V.

Transaksioni nuk do të krijojë mbivendosje ose marrëdhënie të rrjedhës së sipërme apo të poshtme midis aktiviteteve të palëve në nivel kombëtar dhe për këto arsye, nuk do të sjellë ndryshim dhe nuk do të ketë ndikim në tregun shqiptar.

Për këto arsye, Komisioni i Konkurrencës me me Vendimin nr. 1080, datë 24.05.2024, vendosi të autorizojë përqendrimin e realizuar nëpërmjet përftimit të kontrollit të tërthortë të aseteve në pronësi të KOMERCIJALNA BANKA AD Skopje nga shoqëria Yildirim International Investment Holding B.V.

Gjithashtu, Komisioni i Konkurrencës, mori në shqyrtim aplikimin për ndryshim tarife të ndërmarrjes Rajonale Ujësjellës Kanalizime Durrës SHA.

Nga shqyrtimi dhe vlerësimi i informacionit mbi aplikimin për ndryshimin e nivelit tarifor si dhe projekt-vendimit përkatës “Mbi miratimin e tarifave të shërbimit të furnizimit me ujë dhe largimin e ujërave të ndotura për ndërmarrjen rajonale Ujësjellës Kanalizime Durrës SHA”, Komisioni i Konkurrencës me vendim nr. 1079, datë 24.05.2024 vendosi:

  1. T’i rekomandojë Entit Rregullator të Ujit si vijon:
  2. Tarifat e ndryshuara, që do të miratohen nga ERRU për ndërmarrjen rajonale Ujësjellës Kanalizime Durrës SHA, të jenë të orientuara drejt kostos së shërbimeve dhe të jenë të bazuara në parimin e mosdiskriminimit.
  3. Miratimi i ndryshimit të tarifave, të marra në shqyrtim nga KKRR, të jetë i publikuar në faqen zyrtare elektronike të ERRU-së.
  4. Të bëhen transparente në faqen zyrtare të Bashkisë Durrës, Shijak, Kavajë, Krujë dhe Rrogozhinë, si edhe në ndërmarrjen Rajonale Ujësjellës Kanalizime Durrës SHA seancat e zhvilluara të dëgjesës publike më palët e interesit për propozimin e ndryshimit të tarifave.

Për më tepër, ju lutem konsultoni faqen zyrtare të Autoritetit të Konkurrencës në http://caa.gov.al.

Shkarko Njoftimin

Dërgoni Ankesën Tuaj

    Mund të ngarkohen një ose më shumë dokumenta, në formatet: Word, Excel,Jpeg dhe PDF

    Të dhënat tuaja do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit nr.9887, datë 10.03.2008, 'Për mbrojtjen e të dhënave personale', i ndryshuar.