Pranë Autoritetit të Konkurrencës është protokolluar shkresa nr.486 prot., i AK, datë 06.09.2023, “Konfirmim i Depozitimit të Dokumentave”, me të cilën jemi njoftuar në lidhje me transaksionin e propozuar nga shoqëritë Century DE Buyer LLC, Century UK Buyer Limited, mbi blerjen e aksioneve të shoqërive Simon & Schuster, Inc. dhe Simon & Schuster (UK) Limited.
Referuar dokumentit “Marrëveshje e blerjes së aksioneve”, palët pjesëmarrëse në transaksion janë:
Blerësi 1: Century DE Buyer LLC është një kompani me përgjegjësi të kufizuar e themeluar në shtetit Delaware.
Blerësi 2: Century UK Buyer Limited është një shoqëri private e kufizuar, e themeluar sipas legjislacionit të Anglisë dhe Uellsit.
Century DE Buyer LLC dhe Century UK Buyer Ltd zotërohen indirekt nga KKR & Co.Inc., e cila është një firmë globale investimesh që ofron menaxhim alternativ të aseteve, si dhe tregje kapitali dhe zgjidhje sigurimesh. KKR sponsorizon fondet e investimeve që investojnë në kapital privat, kredi dhe asete reale dhe ka partnerë strategjikë që menaxhojnë fondet mbrojtëse.
Shitësi 1: French Street Management LLC është një kompani me përgjegjësi të kufizuar e themeluar sipas legjislacionit të shtetit të Delaware.
Shitësi 2: CBS Publishing UK Holdings Limited është një shoqëri private e kufizuar, e themeluar sipas legjislacionit të Anglisë dhe Uellsit.
Target 1: Simon & Schuster (UK) Limited, është një shoqëri e krijuar sipas legjislacionit të Mbretërisë së Bashkuar me aksioner të vetëm shoqërinë CBS Publishing UK Holdings Limited.
Target 2: Simon & Schuster, Inc. është një shoqëri e themeluar sipas legjislacionit të shtetit të Nju Jorkut me aksioner të vetëm shoqërinë French Street Management LLC.
Target janë shoqëri botuese ndërkombëtare të angazhuara kryesisht në botimin dhe shitjen e librave komercialë në gjuhën angleze për klientët me shumicë dhe pakicë.
Simon & Schuster ka gjeneruar xhiro në Shqipëri përgjatë vitit 2022.
Nga shqyrtimi i dokumentacionit, rezulton se transaksioni i njoftuar është në përputhje me nenin 10 dhe 12 të ligjit, sipas të cilave duhet respektivisht të realizohen ndryshimi i qëndrueshëm i kontrollit, si dhe të plotësohen kriteret e xhiros.
Për sa më sipër, ky transaksion është objekt autorizimi nga Komisioni i Konkurrencës.
Autoriteti fton palët e interesuara, që brenda pesë ditëve nga shpallja e njoftimit, të shprehin opinionet e tyre për transaksionin e njoftuar.
Opinionet mund të dërgohen pranë Autoritetit të Konkurrencës me postë në adresën: Autoriteti i Konkurrencës, Rr. “Sami Frashëri”, Nr. 4, Kati IV Tiranë; apo me e-mail në adresën competition@caa.gov.al.