Rasti: Përftimi i kontrollit të shoqërisë WestRock Company nga shoqëria Smurfit Kappa Group plc.

Pranë Autoritetit të Konkurrencës është depozituar shkresa nr. 578, datë 12.10.2023 “Njoftim përqendrimi”, ku jemi njoftuar mbi transaksionin e propozuar për përftimin e kontrollit të shoqërisë WestRock Company nga shoqëria Smurfit Kappa Group plc.

Referuar dokumentit “Marrëveshje transaksioni”, palët pjesëmarrëse në transaksion janë:

Pala blerëse: Smurfit Kappa Group plc është një shoqëri e themeluar sipas legjislacionit të Irlandës, e listuar në bursat e Dublin dhe Londrës, aktive në industrinë e prodhimit të kartonit të valëzuar, duke prodhuar zgjidhje për paketimin me letër në një shkallë globale.

Smurfit Kappa Group plc. është shoqëria mëmë e Smurfit Kappa Group.

Smurfit Kappa Group nuk është prezente në Shqipëri por ka realizuar xhiro nga shitjet e papërfillshme të produkteve bag-in-box për vitin 2022.

Shoqëria target: WestRock Company është një shoqëri publike, e themeluar sipas legjislacionit të SHBA,  e listuar në bursën e New York,  aktive në prodhimin dhe furnizimin e kartonave të fortifikuar, kartonave të palosshëm, kartonave mbajtës dhe produkteve të paketimit të valëzuar, midis shërbimeve dhe produkteve të tjera.

WestRock Company nuk është aktive dhe nuk realizon xhiro në Shqipëri.

Nga shqyrtimi i dokumentacionit, rezulton se transaksioni i njoftuar është në përputhje me nenin  10 dhe 12 të ligjit, sipas të cilave duhet respektivisht të realizohen ndryshimi i qëndrueshëm i kontrollit, si dhe të plotësohen kriteret e xhiros.

Për sa më sipër, ky transaksion është objekt autorizimi nga Komisioni i Konkurrencës.

Autoriteti fton palët e interesuara, që brenda pesë ditëve nga shpallja e njoftimit, të shprehin opinionet e tyre për transaksionin e njoftuar.

Opinionet mund të dërgohen pranë Autoritetit të Konkurrencës me postë në adresën: Autoriteti i Konkurrencës, Rr. “Sami Frashëri”, Nr. 4, Kati IV Tiranë; apo me e-mail në adresën competition@caa.gov.al.     

Shkarko Njoftimin

Ankese

    Ruani Privatësin
    PoJo

    Të dhënat tuaja do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit nr.9887, datë 10.03.2008, 'Për mbrojtjen e të dhënave personale', i ndryshuar.