Në kuadër të promovimit të kulturës së konkurrencës, mbrojtjes së konkurrencës së lirë dhe
efektive në treg Autoriteti i Konkurrencës zhvilloi sot, më datë 19 dhjetor 2023, një takim me
përfaqësues nga Shoqata Biznesi dhe Dhoma Tregtie me temë “Korniza legjislative/ligjore pёr
mbrojtjen e konkurrencёs dhe nevoja pёr njё rol mё aktiv tё Autoritetit tё Konkurrencёs nё
fushёn e biznesit”.
Gjatë këtij takimi Kryetari i Autoritetit të Konkurrencës, Z. Denar Biba prezantoi për të ftuarit
propozimet dhe ndryshimet ligjore të ligjit “Për mbrojtjen e konkurrencёs”, specifikat kryesore
të amendimit të legjislacionit dhe nevojën për një rol proaktiv të AK në funksion të biznesit.
Gjithashtu, përfaqësues të Autoritetit të Konkurrencës paraqitën në mënyrë të detajuar për të
pranishmit, prezantime për “Programin e përputhshmërisë me rregullat e konkurrencës” dhe
Programin e lehtësimit nga gjobat” në një bashkëbisedim interaktiv me pjesëmarrës nga fusha
e biznesit.
Në këtë organizim morën pjesë përfaqësues nga dhomat e tregtisë, si ajo shqiptare, gjermane,
amerikane etj, zyra ligjore dhe biznese të interesuara për njohjen më në detaje të legjislacionit
mbi mbrojtjen e konkurrencës në Shqipëri.
Ky aktivitet shërbeu për forcimin e kuadrit ligjor për mbrojtjen e konkurrencës së lirë dhe
efektive për mirëfunksionimin e tregut si dhe rritjen e bashkëpunimit ndërmjet Autoritetit të
Konkurrencës me botën e biznesit, me synim nxitjen e ndërgjegjësimit për minimizimin e
praktikave antikonkurruese. Aktivitete të tilla do të vijojnë të zhvillohen dhe vitin pasardhës,
si një traditë e AK për të lidhur ura komunikimi me grupet e interesit, me qëllim njohjen dhe
promovimin e kulturës së konkurrencës.
Për më tepër, ju lutem konsultoni faqen zyrtare të Autoritetit të Konkurrencës në
http://caa.gov.al