Njoftim per shtyp: Projekti prej €1 milion i BE-së forcon zbatimin e rregullave të konkurrencës së ndershme në tregun shqiptar

Njoftim per shtyp

Projekti i binjakëzimit prej € 1 milion i financuar nga BE mundëson Autoritetin Shqiptar të Konkurrencës të zbatojë më mirë rregullat kundër trusteve, karteleve, përqëndrimeve, si dhe rregulla të tjera të konkurrencës së ndershme në tregun shqiptar. Projekti gjithashtu do të mundësojë Drejtorinë e Ndihmës Shtetërore të japë subvencione më të pakta por më të mirëmenduara për të minimizuar deformime të tregut. Zbatimi i rregullave të konkurrencës së ndershme është thelbësor për një ekonomi tregu funksionale, pasi siguron që bizneset nuk diskriminohen dhe që konsumatorët nuk mashtrohen në çmime dhe cilësi.

 

BE-ja e ndihmon prej kohësh Shqipërinë në forcimin e ekonomisë së saj të tregut. Ky projekt bazohet mbi përmirësimet e arritura në mënyrë progresive në të kaluarën dhe fokusohet në problematikën e mbetur në politikën e konkurrencës. Opinioni i Komisionit Evropian për aplikimin e Shqipërisë për anëtarësimin që u shpall nëntorin e kaluar vuri në dukje përmirësimet në kuadrin ligjor të Shqipërisë në këtë fushë, por vuri në dukje nevojën për zbatimin më të mirë të këtij kuadri. Projekti i binjakëzimit që u paraqit sot, mes Autoritetit shqiptar të Konkurrencës dhe homologëve të tij italian, britanik dhe hungarez përqëndrohet pikërisht të çështja e zbatimit të ligjeve për konkurrencën e ndershme.

 

Gjatë aktivitetit të sotshëm ndërgjegjësues, Shefi i Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri, Ambasadori Ettore Sequi theksoi se “Forcimi i ekonomisë së tregut të Shqipërisë do të kërkojë angazhimin e plotë të autoriteteve shqiptare për rritjen e monitorimit dhe aftësive vëzhguese të Ekipit të Ndihmës Shtetërore dhe të Autoritetit të Konkurrencës në mënyrë që ata të mund të zbatojnë legjislacionin ekzistues në mënyrë efikase”. Ambasadori Sequi theksoi se bashkërendimi i punës me Inspektoratin e sapongritur të Tregut është kyç për suksesin e politikës së konkurrencës në Shqipëri, për të përmirësuar kapacitetet institucionale për të menaxhuar, vlerësuar dhe zbatuar rregullat e konkurrencës dhe ndihmës shtetërore.

 

Projekti prej € 1 milion është i përbërë nga dy komponente, njëri i fokusuar në harmonizimin e legjislacionit shqiptar me acquis të BE-së në fushën e konkurrencës, dhe komponenti i dytë i fokusuar në zbatimin e legjislacionit.

Per me teper informacion click ketu 

Dërgoni Ankesën Tuaj

    Mund të ngarkohen një ose më shumë dokumenta, në formatet: Word, Excel,Jpeg dhe PDF

    Të dhënat tuaja do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit nr.9887, datë 10.03.2008, 'Për mbrojtjen e të dhënave personale', i ndryshuar.