Njoftim për shtyp

Komisioni i Konkurrencës, në mbledhjen e tij të datës 29.08.2024, mori në shqyrtim 4 njoftime përqendrimi:

  • Përqendrimi i realizuar nëpërmjet përftimit të kontrollit të shoqërisë Cura Domo Holding GmbH nga shoqëria Mavie Next GbmH.
  • Përqendrimi i propozuar nëpërmjet përftimit të kontrollit të përbashkët të shoqërisë Immedica Pharma Holding AB nga shoqëritë KKR dhe Impilo No 4 AB.
  • Përqendrimi i realizuar nëpërmjet përftimit të kontrollit të shoqërisë SEASIDE RESIDENCE V SHPK nga shoqëria BOLV-OIL SHA.
  • Përqendrimi i propozuar nëpërmjet përftimit të kontrollit të shoqërisë VITA RES DOO nga shoqëria RAUCH Fruchtsäfte GmbH.

Nga sa më sipër, transaksionet nuk do të krijojnë mbivendosje ose marrëdhënie të rrjedhës së sipërme apo të poshtme midis aktiviteteve të palëve në nivel kombëtar dhe për këto arsye, transaksionet e synuara nuk do të sjellin ndryshim dhe nuk do të kenë ndikim në tregun shqiptar.

Për këto arsye, Komisioni i Konkurrencës vendosi:

  1. Me Vendimin nr. 1102, datë 29.08.2024, të autorizojë përqendrimin e realizuar nëpërmjet përftimit të kontrollit të shoqërisë Cura Domo Holding GmbH nga shoqëria Mavie Next GbmH.
  2. Me Vendimin nr. 1103, datë 29.08.2024, të autorizojë përqendrimin e propozuar nëpërmjet përftimit të kontrollit të përbashkët të shoqërisë Immedica Pharma Holding AB nga shoqëritë KKR dhe Impilo No 4 AB.
  3. Me Vendimin nr. 1104, datë 29.08.2024, të autorizojë përqendrimin e realizuar nëpërmjet përftimit të kontrollit të shoqërisë SEASIDE RESIDENCE V SHPK nga shoqëria BOLV-OIL SHA.
  4. Me Vendimin nr. 1105, datë 29.08.2024, të autorizojë përqendrimin e propozuar nëpërmjet përftimit të kontrollit të shoqërisë VITA RES DOO nga shoqëria RAUCH Fruchtsäfte GmbH.

Për më tepër, ju lutem konsultoni faqen zyrtare të Autoritetit të Konkurrencës në http://caa.gov.al

Dërgoni Ankesën Tuaj

    Mund të ngarkohen një ose më shumë dokumenta, në formatet: Word, Excel,Jpeg dhe PDF

    Të dhënat tuaja do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit nr.9887, datë 10.03.2008, 'Për mbrojtjen e të dhënave personale', i ndryshuar.