Rasti: Përftimi i kontrollit të shoqërisë shoqërisë EDISON STOCCAGGIO SPA nga shoqëria SNAM S.P.A.

Pranë Autoritetit të Konkurrencës është protokolluar shkresa nr. 563 prot., i AK, datë 26.08.2024 “Njoftim Përqendrimi”, me të cilën jemi njoftuar në lidhje me transaksionin e përftimit të kontrollit të shoqërisë EDISON STOCCAGGIO SPA nga shoqëria SNAM S.P.A.

Referuar dokumentacionit të depozituar, palët në transaksion janë:

Pala blerëse: SNAM S.P.A. është një shoqëri aksionare, e themeluar sipas legjislacionit të Italisë, aktive në menaxhimin dhe zhvillimin e infrastrukturës së gazit natyror në Itali dhe ka interesa në shoqëri aktive në tregjet e transmetimit, rigazifikimit dhe ruajtjes së gazit edhe në vende të tjera të BE-së. SNAM është transmetuesi kryesor në Itali duke marrë rolin e Operatorit të Sistemit të Transmetimit, nëpërmjet shoqërive të saj, SNAM Rete Gas S.p.A. dhe Infrastrutture Trasporto Gas S.p.A.

SNAM S.P.A. kontrollohet në mënyrë të tërthortë nga CDP.

Të ardhurat e realizuara në Shqipëri për vitin 2023, janë nëpërmjet ndërmarrjeve të kontrolluara nga CDP.

Pala shitëse: Edison S.p.A. është një shoqëri aksionare, e themeluar dhe ekzistuese sipas legjislacionit italian, aktiv në sektorin e gazit, menaxhimin e infrastrukturës së importit dhe shitjes së gazit.

Shoqëria target: EDISON STOCCAGIO SPA është një shoqëri aksionare, e themeluar sipas legjislacionit të Italisë, pjesë e Grupit EDF, aktiv në prodhimin dhe furnizimin me energji elektrike, si dhe në të gjithë zinxhirin e biznesit të gazit natyror, duke përfshirë nxjerrjen, menaxhimin e importit / infrastrukturat e transmetimit, shpërndarjen dhe shitjet me pakicë të gazit (“EDF Group”).

Target është aktiv ekskluzivisht në Itali në fushën e magazinimit të gazit natyror dhe zgjidhjet e fleksibilitetit për transportuesit që operojnë në kanalin tregtar, duke iu ofruar këtyre të fundit shërbime modulimi për të mbushur kërkesat ditore, sezonale dhe të pikut të konsumit të gazit.

Target nuk ka asnjë filial, degë apo zyrë përfaqësimi në Shqipëri dhe nuk ka gjeneruar xhiro për vitin 2023.

Nga shqyrtimi i dokumentacionit, rezulton se transaksioni i njoftuar është në përputhje me nenin  10 dhe 12 të ligjit, sipas të cilit duhet respektivisht të realizohet ndryshimi i qëndrueshëm i kontrollit si dhe të plotësohen kriteret e xhiros.

Për sa më sipër, ky transaksion është objekt autorizimi nga Komisioni i Konkurrencës.

Autoriteti fton palët e interesuara, që brenda pesë ditëve nga shpallja e njoftimit, të shprehin opinionet e tyre për transaksionin e njoftuar.

Opinionet mund të dërgohen pranë Autoritetit të Konkurrencës me postë në adresën: Autoriteti i Konkurrencës, Rr. “Sami Frashëri”, Nr. 4, Kati IV Tiranë; apo me e-mail në adresën competition@caa.gov.al.     

Dërgoni Ankesën Tuaj

    Mund të ngarkohen një ose më shumë dokumenta, në formatet: Word, Excel,Jpeg dhe PDF

    Të dhënat tuaja do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit nr.9887, datë 10.03.2008, 'Për mbrojtjen e të dhënave personale', i ndryshuar.