Rasti: Krijimi i një ndërmarrje të përbashkët me funksione të plota nga shoqëritë MARCEGAGLIA STEEL S.P.A. dhe MANNI GROUP S.P.A

Pranë Autoritetit të Konkurrencës është protokolluar shkresa nr. 535 prot. i AK, datë 05.08.2024 “Njoftim përqendrimi”, me të cilën jemi njoftuar në lidhje me transaksionin e krijimit të një ndërmarrje të përbashkët me funksione të plota nga shoqëritë MARCEGAGLIA STEEL S.P.A.  dhe MANNI GROUP S.P.A.

Referuar dokumentacionit të depozituar, palët në transaksion janë:

Pala 1: MARCEGAGLIA STEEL S.P.A. është një shoqëri aksionare, e organizuar dhe ekzistuese sipas ligjeve të Italisë, pjesë e Marcegaglia Group. Grupi Marcegaglia, nëpërmjet dy filialeve të saj, prodhon dhe tregton: i) barriera të sigurisë rrugore prej çeliku, ii) sisteme skelash për kantieret e ndërtimit, iii) produkte çeliku si dhe iv) panele sanduiç izoluese për çati, mure dhe dyer dhe fletë të valëzuara, (Marcegaglia Business Units).

Marcegaglia Group dhe Marcegaglia Business Units kanë realizuar xhiro në Shqipëri.

Pala 2: MANNI GROUP S.P.A. është një shoqëri aksionare, e themeluar sipas legjislacionit italian, pjesë e Gruppo Manni S.r.l. MANNI GROUP zotëron të gjithë kapitalin aksionar të ISOPAN S.P.A.

MANNI GROUP, nëpërmjet Isopan, prodhon dhe tregton  i) panele sanduiç izolues për çati dhe mure (jo për dyer) dhe pak ii) fletë të valëzuara.

MANNI GROUP nuk është prezent, por ka realizuar xhiro në Shqipëri.

ISOPAN S.P.A. është një shoqëri aksionare, e themeluar sipas legjislacionit italian, e cila do të zotërojë aksionet dhe njësitë e biznesit operativ në sektorin e paneleve izoluese që aktualisht i përkasin partnerëve Marcegaglia dhe Manni Group. Asetet e bizneseve Marcegaglia do t’i kontribuohen ISOPAN S.P.A. dhe do të bëhen pjesë e ndërmarrjes së re të përbashkët.

ISOPAN nuk është prezent, por ka realizuar xhiro në Shqipëri.

Nga shqyrtimi i dokumentacionit, rezulton se transaksioni i njoftuar është në përputhje me nenin  10 dhe 12 të ligjit, sipas të cilit duhet respektivisht të realizohet ndryshimi i qëndrueshëm i kontrollit si dhe të plotësohen kriteret e xhiros.

Për sa më sipër, ky transaksion është objekt autorizimi nga Komisioni i Konkurrencës.

Autoriteti fton palët e interesuara, që brenda pesë ditëve nga shpallja e njoftimit, të shprehin opinionet e tyre për transaksionin e njoftuar.

Opinionet mund të dërgohen pranë Autoritetit të Konkurrencës me postë në adresën: Autoriteti i Konkurrencës, Rr. “Sami Frashëri”, Nr. 4, Kati IV Tiranë; apo me e-mail në adresën competition@caa.gov.al.     

Dërgoni Ankesën Tuaj

    Mund të ngarkohen një ose më shumë dokumenta, në formatet: Word, Excel,Jpeg dhe PDF

    Të dhënat tuaja do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit nr.9887, datë 10.03.2008, 'Për mbrojtjen e të dhënave personale', i ndryshuar.