Njoftim për shtyp

Rasti: Përjashtimi nga ndalimi i marrëveshjes së lidhur ndërmjet shoqërive Swixx Biopharma AG dhe Sanofi-Aventis Groupe.
Pranë Autoritetit të Konkurrencës është depozituar shkresa nr.81, prot AK, datë 24.12.2021, “Njoftim për përjashtimin individual Swixx Biopharma AG/Sanofi-Aventis Groupe”, ku jemi njoftuar për përjashtimin nga ndalimi të marrëveshjes së nënshkruar ndërmjet palëve Swixx Biopharma AG dhe Sanofi-Aventis Groupe.

Swixx Biopharma AG është një shoqëri me përgjegjësi të kufizuar, e themeluar sipas legjislacionit të Kantonit Zug, Zvicër, me objekt aktiviteti: Tregtimi, konsulenca dhe ofrimi i përfaqësive në sektorin e shëndetësisë, mbështetja ndërmjetësuese dhe ofrimi i shërbimeve në të gjitha aktivitetet që lidhen me të, etj.

Swixx është një filial i Swixx Biopharma AG, një shoqëri farmaceutike ndërkombëtare me qendër në Zvicër dhe shoqëria mëmë e grupit të shoqërive Swixx (Swixx Group).

Swixx është prezente në Shqipëri nëpërmjet shoqërisë Amicus Pharma SHPK, si një shoqëri më përgjegjësi të kufizuar, me objekt aktiviteti: si primar ; Hulumtim i tregut dhe sondazh i opinionit publik, marrëdhëniet me publikun dhe aktivitet e komunikimit, aktivitet e biznesit dhe aktivitet e tjera te konsulencës për menaxhimin, si dytësor; Kultivimi i erëzave, prodhimi i barnave, produkteve farmaceutike dhe bujqësore, prodhimi i produkteve farmaceutike bazë, prodhimi i preparateve farmaceutike, shitja me shumicë e mallrave farmaceutikë, etj.

Sanofi-Aventis Groupe është një shoqëri anonime, e themeluar sipas legjislacionit Francez me seli në Paris, me objekt aktiviteti: Ofrim shërbimesh, marrje pjesëmarrjesh dhe themelim zyrash, degësh ose ndërmarrjesh që lidhen direkt ose indirekt me fushën e shëndetësisë.
Sanofi ushtron ndër të tjera, aktivitetin e zhvillimit, prodhimit, certifikimit dhe hedhjes në treg dhe tregtimit të produkteve farmaceutike dhe pajisjeve mjekësore, duke përfshirë, por pa u kufizuar në, produktet e përcaktuara në Marrëveshjen e lidhur nga palët.

Sanofi është i pranishëm në Shqipëri nëpërmjet zyrës së saj të përfaqësimit, Zyrë Përfaqësimi Sanofi – Aventis Groupe S.A, me objekt aktiviteti: mbledhja dhe komunikimi i informacioneve shkencore, promovimi i aktiviteteve dhe produkteve të Sanofi – Aventis Groupe, kërkimi për nënkontraktorë të mundshëm në Shqipëri. Zyra e përfaqësimit të Sanofit aktualisht është shoqëri me status në likuidim e sipër.

Opinionet mund të dërgohen pranë Autoritetit të Konkurrencës me fax (Nr. 0355 4 2234 497), me postë në adresën: Autoriteti i Konkurrencës, Rr. “Sami Frashëri”, Nr. 4, Kati IV Tiranë; apo me e-mail në adresën competition@caa.gov.al.

Dërgoni Ankesën Tuaj

    Mund të ngarkohen një ose më shumë dokumenta, në formatet: Word, Excel,Jpeg dhe PDF

    Të dhënat tuaja do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit nr.9887, datë 10.03.2008, 'Për mbrojtjen e të dhënave personale', i ndryshuar.