Njoftim për shtyp

Komisioni i Konkurrencës, bazuar në legjislacionin për konkurrencën në fuqi, ka autorizuar me Vendimin nr. 869, datë 08.03.2022, përqendrimin e realizuar nëpërmjet përftimit të kontrollit të shoqërisë Albania Telecom Invest AD nga shoqëria 4iG Nyilvanosan Mukodo Reszvenytarsasag.

Albania Telecom Invest AD (ATI), është një shoqëri e themeluar sipas legjislacionit Bullgar, me objekt aktiviteti investimet dhe aktivitetet në fushën e telekomunikacioneve si dhe çdo aktiviteti tjetër që nuk ndalohet nga legjislacioni i Republikës së Bullgarisë.

Shoqëria Albania Telecom Invest AD, është zotëruese e 99.899% të aksioneve te shoqërisë One Telecommunications SHA, ku kjo e fundit është një shoqëri aksionare, e themeluar sipas legjislacionit Shqiptar, me objekt aktiviteti ndërtimin, zotërimin, operimin dhe ofrimin e rrjetit publik të telefonisë së lëvizshme të standartit GSM, ofrimin e shërbimit të roamingut ndërkombëtar, etj.

4iG Nyilvanosan Mukodo Reszvenytarsasag (4iG Nyrt) është një shoqëri aksionare/ publike e kufizuar, e themeluar sipas legjislacionit Hungarez, me objekt aktiviteti prodhimin e kompjuterave dhe pajisjeve periferike, prodhimin e makinerive dhe pajisjeve të zyrës (përveç kompjuterëve dhe pajisjeve periferike), montimin e makinerive dhe pajisjeve industriale, organizimin e projektit të ndërtimit të objekteve, përgatitjen e sipërfaqes së ndërtimit, shërbimet e tregtisë me shumicë të kompjuterëve, njësive periferike dhe programeve kompjuterike, tregtinë me shumicë jo të specializuar, shërbimet e tregtisë me pakicë të kompjuterave, njësive periferike dhe programeve kompjuterike, etj.

Shoqëria 4iG Nyrt sapo ka hyrë në tregun e komunikimeve elektronike ne Shqipëri, pas mbylljes së marrëveshjes për përftimin e kontrollit nëpërmjet blerjes së 80.27% të aksioneve të shoqërisë Albtelecom SHA, dhe nëpërmjet këtij transaksioni, shoqëria 4iG Nyrt do të marrë kontrollin e një konkurrenti tjetër në këtë treg (One Telecommunications SHA).

Bazuar në analizën e konkurrencës, Komisioni vlerësoi se shoqëria Albtelecom SHA nuk rezulton një konkurrent eficent sipas treguesve ekonomik, ndërkohë që One Telecommunications vlerësohet një konkurrent me mundësi investimi dhe zhvillimi.

Në nenin 13, paragrafi 3, i ligjit nr. 9121, datë 28.7.2003 “Për mbrojtjen e konkurrencës”, i ndryshuar, parashikohet se Komisioni, në raste të veçanta, mund të mos ndalojë përqendrimet, kur njëra nga ndërmarrjet pjesëmarrëse rrezikon seriozisht të falimentojë e nuk ka mundësi tjetër më pak antikonkurruese se realizimi i përqendrimit nëse: (a) ndërmarrja ndodhet në një situatë të tillë që, pa këtë përqendrim duhet të dalë nga tregu në një të ardhme të afërt; (b) nuk ka mundësi për riorganizimin e veprimtarisë së kësaj ndërmarrjeje, dhe analiza e mësipërme evidenton se ndërmarrja Albtelecom SHA është në vështirësi për të ndjekur zhvillimet teknologjike që kërkon tregu i komunikimeve elektronike. Për rrjedhojë, gjykohet se transaksioni mund të mos ketë efekte antikonkurruese të pakoordinuara në tregun e ofrimit me pakicë të shërbimeve celulare.

Vlerësimi i efekteve të koordinuara që do të sjellë përftimi i kontrollit të shoqërisë One Telecommunications SHA dhe Albtelecom SHA nga shoqëria 4iG Nyrt do të bëhet ex-post, gjatë periudhës së monitorimit të sjelljes së ndërmarrjeve të prekura nga ky transaksion.

Si përfundim, Komisioni i Konkurrencës vendosi të autorizojë përqendrimin e realizuar nëpërmjet përftimit të kontrollit të shoqërisë Albania Telecom Invest AD nga shoqëria 4iG Nyilvanosan Mukodo Reszvenytarsasag, me kushte dhe detyrime. Zbatimi i këtyre kushteve dhe detyrimeve do të monitorohet për një periudhë dy vjeçare.

Komisioni i Konkurrencës mund të revokojë vendimin nëse shoqëria 4ig Nyrt nuk përmbush kushtet dhe detyrimet e përcaktuara nga Autoriteti i Konkurrencës.

Për më shumë shikoni Vendimin nr. 869, datë 08.03.2022 në caa.gov.al

Ankese

    Ruani Privatësin
    PoJo

    Të dhënat tuaja do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit nr.9887, datë 10.03.2008, 'Për mbrojtjen e të dhënave personale', i ndryshuar.

    document.addEventListener('DOMContentLoaded', function() {
    var privacyRadioInputs = document.querySelectorAll('input[name="your-privacy"]');
    var personalDetails = document.getElementById('personal-details');

    function togglePersonalDetails() {
    if (privacyRadioInputs[0].checked) {
    personalDetails.style.display = 'none';
    } else if (privacyRadioInputs[1].checked) {
    personalDetails.style.display = 'block';
    }
    }

    privacyRadioInputs.forEach(function(radio) {
    radio.addEventListener('click', togglePersonalDetails);
    });
    togglePersonalDetails();
    });