Integrimi Evropian

Procesi i integrimit evropian, përbën një nga prioritetet dhe sfidat e veprimtarisë së Autoritetit të Konkurrencës. Si një institucion lider dhe koordinator për kapitullin e 8-të “Politika e konkurrencës” që përbëhet nga tre komponentë: Konkurrenca, Ndihma Shtetërore dhe Liberalizimi, AK jep kontributin e tij në kuadër të Planit Kombëtar për Integrimin Evropian (PKIE), raporton në mënyrë periodike pranë Ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme, raporton pranë Komitetit të Stabilizim-Asociimit dhe Nënkomitetit për “Tregun e Brendshëm dhe Konkurrencën, përfshirë mbrojtjen e konsumatorit dhe shëndetit”.

AK, si drejtues të Grupit Ndërinstitucional të Punës për Integrimin Evropian, zhvillon takime ndërinstitucionale çdo muaj për çëshjtet që i përkasin liberalizimit të tregut.

Në vijim të raportimeve pranë Komisionit Evropian, AK jep kontributin e tij për Progres Raportin, që prej vitit 2005.

Si më poshtë gjeni pjesët nga Progres Raportet për Kapitullin 8:

2005 2006 2007 2008 2009 2010 2011 2012 2013 2015 2016 2018 2019

Njoftim për shprehje interesi

Dërgoni Ankesën Tuaj

    Mund të ngarkohen një ose më shumë dokumenta, në formatet: Word, Excel,Jpeg dhe PDF

    Të dhënat tuaja do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit nr.9887, datë 10.03.2008, 'Për mbrojtjen e të dhënave personale', i ndryshuar.