PËR VENDOSJEN E GJOBËS PERIODIKE NDAJ NDËRMARRJES TIRANA ADMINISTRIM SHPK

Autoriteti i Konkurrencës në mbledhjen e datës 17.08.2026 ka miratuar Vendimin nr.1315, datë 17.08.2026 “Për vendosjen e gjobës periodike ndaj ndërmarrjes Tirana Administrim shpk për mospërmbushjen e detyrimit për depozitimin e informacionit në zbatim të Vendimit të Komisionit të Konkurrencës nr.1304, datë 26.06.2026”

Me këtë vendim, Komisioni i Konkurrencës vendosi ndaj ndërmarrjes Tirana Administrim shpk një gjobë periodike ditore në masën 1% të xhiros ditore të vitit financiar paraardhës, për çdo ditë vonesë, duke filluar nga data e njoftimit të vendimit dhe deri në pëembushjen e plotë të detyrimit për depozitimin e informacionit.Kjo masë synon të sigurojë përmbushjen e detyrimit të përcaktuar në Vendimin nr.1304, datë 26.06.2026, duke mundësuar vijimin e procedurave të Autoritetit të Konkurrencës

Skip to content