Rasti: Rasti i përftimi të kontrollit, nëpërmjet blerjes së synuar të aksioneve, të shoqërisë Eagle Investment SHA nga shoqëria Infinity Investment SHA.

Pranë Autoritetit të Konkurrencës është protokolluar shkresa nr.445 prot., i AK, datë 09.08.2023, “Konfirmim i Depozitimit të Dokumentave”, ku jemi njoftuar mbi transaksionin ndërmjet shoqërive Infinity Investment SHA dhe Eagle Investment SHA.

Referuar dokumentit “Marrëveshje Shitje dhe Blerje”, palët janë:

Pala blerëse: Infinity Investment SHA është një shoqëri aksionare, e themeluar sipas legjislacionit shqiptar, me objekt aktiviteti në fushën e lojërave të fatit përfshirë të gjithë kategoritë, kazino elektronike, këmbim valutor, operim dhe menaxhim i sallave të lojërave të fatit, projektim, menaxhimi, operim, ndërtim i kazinove, import-eksport i makinave të lojërave të fatit, marrje dhe dhënie me qira e tyre etj.

Pala shitëse: Novomatic AG është një shoqëri aksionare, e themeluar sipas legjislacionit të Austrisë dhe një nga prodhuesit dhe eksportuesit më të mëdhenj të pajisjeve të teknologjisë së lartë të lojërave në botë.

Shoqëria Target: Eagle Investment SHA është një shoqëri aksionare, e themeluar sipas legjislacionit shqiptar, me objekt aktiviteti: dhënia me qira e automateve të lojërave të fatit shoqërive të treta të licencuara si dhe dhënia me qira e ambienteve dhe sallave.

Eagle Investment SHA zotërohet plotësisht nga shoqëria Novomatic AG.

Palët në transaksion plotësojnë kriteret e nenit 10 dhe 12 të ligjit nr. 9121, datë 28.07.2003 “Për mbrojtjen e konkurrencës” dhe si rrjedhojë ky transaksion është objekt autorizimi nga Komisioni i Konkurrencës.

Autoriteti fton palët e interesuara, që brenda pesë ditëve nga shpallja e njoftimit, të shprehin opinionet e tyre për transaksionin e njoftuar.

Opinionet mund të dërgohen pranë Autoritetit të Konkurrencës me postë në adresën: Autoriteti i Konkurrencës, Rr. “Sami Frashëri”, Nr. 4, Kati IV Tiranë; apo me e-mail në adresën competition@caa.gov.al.     

Shkarko Njoftimin

Dërgoni Ankesën Tuaj

Please enable JavaScript in your browser to complete this form.
Click or drag files to this area to upload. You can upload up to 3 files.
Njoftim mbi përpunimin e të dhënave personale

Të dhënat tuaja do të trajtohen me konfidencialitet të plotë, në përputhje me Ligjin nr. 9887, datë 10.03.2008 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, i ndryshuar. Të dhënat do të përdoren vetëm për qëllimin e trajtimit të ankesës suaj dhe nuk do t’u transmetohen palëve të treta, përveç rasteve të parashikuara nga legjislacioni në fuqi.
Skip to content