Rasti: Përftimi i kontrollit të vetëm nga shoqëria CSIC Longjiang GH Gas Turbine Co., LTD mbi asetet e Biznesit të turbinave me gaz të MAN Energy Solutions SE.

Pranë Autoritetit të Konkurrencës është depozituar shkresa nr.391 prot., i AK, datë 10.07.2023, “Përqendrimi ndërmjet CSIC Longjiang GH Gas Turbine Co.,LTD/ Gaz turbinave business of MAN Energy Solutions SE”, ku jemi njoftuar mbi transaksionin e propozuar për përfimin e kontrollin të vetëm mbi biznesin e turbinave me gaz nga shoqëria CSIC Longjiang GH Gas Turbine Co., LTD.

Referuar dokumentit “Marrëveshje për shitjen dhe transferimin e biznesit të turbinës së gazit të MAN Energy Solutions SE dhe Filialeve”, palët pjesëmarrëse në transaksion janë:

Blerësi 1: CSIC Longjiang GH Gas Turbine Co., LTD. është një shoqëri me përgjegjësi të kufizuar, e themeluar sipas ligjeve të Republikës së Popullore të Kinës, me objekt aktiviteti: kërkimi dhe zhvillimi, prodhimi dhe shitja e turbinave me gaz dhe ofrimin e shërbimeve teknike për turbinat me gaz, komponentët dhe pajisjet/sistemet ndihmëse përkatëse.

Blerësi 2: Guanghan Gas Turbine GmbH është një shoqëri me përgjegjësi të kufizuar, e themeluar sipas legjislacionit të Gjermanisë, me objekt aktiviteti: zhvillimi, prodhimi, shitja, instalimi, vënia në punë, testimi, mirëmbajtja e turbinave dhe komponentëve me gaz, pajisjeve të turbinave me gaz dhe pajisjeve shtesë të lidhura me to, si dhe shërbimet teknike përkatëse.

Blerësi 3: Guanghan Gas Turbine Schweiz AG është një shoqëri me përgjegjësi të kufizuar, e themeluar sipas legjislacionit të Zvicrës, me objekt aktiviteti: zhvillimi, prodhimi, shitja, instalimi, vënia në punë, testimi, mirëmbajtja e turbinave dhe komponentëve me gaz, pajisjeve të turbinave me gaz dhe pajisjeve shtesë të lidhura me to, si dhe shërbimet teknike përkatëse.

Pala shitëse:

Shitësi 1: Man Energy Solutions SE është një shoqëri evropiane, e listuar në bursë, me objekt aktiviteti: zhvillimi, projektimi, prodhimi, shitja dhe shërbimi i makinerive dhe aparateve të të gjitha llojeve, në veçanti motorët me naftë të të gjitha llojeve dhe për të gjitha përdorimet, duke përfshirë motorët detarë dhe motorët për sisteme të palëvizshme, dhe turbomakineri e kompresorë, si dhe ofrimi i të gjitha shërbimeve të lidhura me to, duke përfshirë licencimin.

Shitësi 2: MAN Energy Solutions Schweiz AG është një shoqëri publike, e themeluar sipas legjislacionit zvicerian, pjesë e grupit MAN Energy Solutions, në zhvillimin, projektimin, prodhimin, shitjen dhe shërbimin e turbomakinerive, kompresorë dhe makineri të tjera si dhe dispozita me të gjitha shërbimet e lidhura, etj.

MAN Energy Solutions Schweiz AG drejton biznesin e turbinave me gaz në Zvicër që përfshin kryesisht inxhinierinë, shitjet, ekzekutimin dhe shërbimet për Serinë S.

Biznesi Target përbëhet nga asetet kryesore që i përkasin divizionit të turbinave me gaz të MAN ES, i cili prodhon, shet dhe shpërndan turbina industriale me gaz të prodhuara si për prodhimin e energjisë ashtu edhe për aplikimet e lëvizjes mekanike. Biznesi është kryesisht aktiv në zhvillimin, prodhimin, shitjen dhe instalimin e turbinave me gaz nga klientët si një njësi lëvizëse për gjeneratorët e energjisë, turbokompresorët dhe pompat në klasën e fuqisë deri në 17.5 MW dhe shërbimet pas shitjes së tyre. Divizioni i turbinave me gaz ndodhet në dy qendra: Gjermani dhe në Zvicër.

Nga shqyrtimi i dokumentacionit, rezulton se transaksioni i njoftuar është në përputhje me nenin  10 dhe 12 të ligjit, sipas të cilave duhet respektivisht të realizohen ndryshimi i qëndrueshëm i kontrollit, si dhe të plotësohen kriteret e xhiros.

Për sa më sipër, ky transaksion është objekt autorizimi nga Komisioni i Konkurrencës.

Autoriteti fton palët e interesuara, që brenda pesë ditëve nga shpallja e njoftimit, të shprehin opinionet e tyre për transaksionin e njoftuar.

Opinionet mund të dërgohen pranë Autoritetit të Konkurrencës me postë në adresën: Autoriteti i Konkurrencës, Rr. “Sami Frashëri”, Nr. 4, Kati IV Tiranë; apo me e-mail në adresën competition@caa.gov.al.

Shkarko Njoftimin

Ankese

    Ruani Privatësin
    PoJo

    Të dhënat tuaja do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit nr.9887, datë 10.03.2008, 'Për mbrojtjen e të dhënave personale', i ndryshuar.

    document.addEventListener('DOMContentLoaded', function() {
    var privacyRadioInputs = document.querySelectorAll('input[name="your-privacy"]');
    var personalDetails = document.getElementById('personal-details');

    function togglePersonalDetails() {
    if (privacyRadioInputs[0].checked) {
    personalDetails.style.display = 'none';
    } else if (privacyRadioInputs[1].checked) {
    personalDetails.style.display = 'block';
    }
    }

    privacyRadioInputs.forEach(function(radio) {
    radio.addEventListener('click', togglePersonalDetails);
    });
    togglePersonalDetails();
    });