Pranë Autoritetit të Konkurrencës është protokolluar shkresa nr. 779 prot., i AK, datë 27.11.2024, “Njoftimi i Përqendrimit ndërmjet M42 Ltd /Diaverum AB”, ku jemi njoftuar mbi transaksionin e realizuar në lidhje me përftimin e kontrollit të vetëm të shoqërisë Diaverum AB nga shoqëria M42 LTD.
Referuar dokumenteve të depozituara, palët në transaksion janë:
Pala blerëse: M42 LTD është një shoqëri me përgjegjësi të kufizuar e themeluar sipas legjislacionit të Abu Dhabi, Emiratet e Bashkuara Arabe. M42 LTD është një shoqëri globale e kujdesit shëndetësor me fokus teknologjinë dhe është pararojë e përparimit mjekësor.
Pala shitëse: Diaverum Holding S.à.r.l. është një shoqëri me përgjegjësi të kufizuar e themeluar sipas legjislacionit të Dukatit të Madh të Luksemburgut. Shitësi është një shoqëri portofoli e Bridgepoint, një administrues fondesh me kapital privat.
Shoqëria target: Diaverum AB është një shoqëri e themeluar sipas legjislacionit suedez, e cila kontrollohet nga shoqëria Diaverum Holding S.à.r.l.. Target është një ofrues ndërkombëtar i trajtimeve të dializës. Shoqëria target, përmes filialeve të zotëruara tërësisht Diaverum International AB dhe Giallium Handels AB, zotëron dy filiale të regjistruara në Shqipëri (i) Dia Vita SHPK dhe (ii) NEPHROMED ALBANIA SHPK.
Nga shqyrtimi i dokumentacionit, rezulton se transaksioni i njoftuar është në përputhje me nenin 10 dhe 12 të ligjit, sipas të cilit duhet respektivisht të realizohet ndryshimi i qëndrueshëm i kontrollit si dhe të plotësohen kriteret e xhiros.
Për sa më sipër, ky transaksion është objekt autorizimi nga Komisioni i Konkurrencës.
Autoriteti fton palët e interesuara, që brenda pesë ditëve nga shpallja e njoftimit, të shprehin opinionet e tyre për transaksionin e njoftuar.
Opinionet mund të dërgohen pranë Autoritetit të Konkurrencës me postë në adresën: Autoriteti i Konkurrencës, Rr. “Sami Frashëri”, Nr. 4, Kati IV Tiranë; apo me e-mail në adresën competition@caa.gov.al.