Rasti: Përftimi i kontrollit të Biznesit të Transferuar nga shitësit tek shoqëria blerëse DIGI Távközlési és Szolgáltató Korlátolt Felelősségű Társaság.

Pranë Autoritetit të Konkurrencës është protokolluar shkresa nr. 565 prot. i AK, datë 26.08.2024 “Depozitim i njoftimit të përqendrimit”, me të cilën jemi njoftuar në lidhje me transaksionin e përftimit të kontrollit të Biznesit të Transferuar nga shitësit tek shoqëria blerëse DIGI Távközlési és Szolgáltató Korlátolt Felelősségű Társaság.

Referuar dokumenteve të depozituara, palët në transaksion janë:

Pala blerëse: DIGI Távközlési és Szolgáltató Korlátolt Felelősségű Társaság është një shoqëri me përgjegjësi të kufizuar, e themeluar sipas legjislacionit hungarez, e angazhuar në tregun e telekomunikacioneve, duke operuar kryesisht në tregun e aktiviteteve të telekomunikacioneve të kabllit.

DIGI nuk operon dhe nuk realizon të ardhura në Shqipëri, por zotërohet nga Antenna Hungária Zrt. i cili është prezent indirekt në Shqipëri përmes ONE ALBANIA SHA.

Pala shitëse:

Shitësi 1: Canal + Luxembourg S.à r.l. është një shoqëri me përgjegjësi të kufizuar, e themeluar sipas legjislacionit të Luksemburgut, me objekt aktiviteti: përfitimi i pjesëmarrjeve, në çdo formë të tyre, si në Luksemburg ashtu edhe jashtë tij, në të gjitha shoqëritë ose ndërmarrjet e çdo forme, si dhe mbajtja, administrimi, menaxhimi, kontrolli, zhvillimi ose shitja e këtyre pjesëmarrjeve, në tërësi ose pjesërisht, te palët të cilat Shoqëria i konsideron të denjë dhe veçanërisht në këmbim të aksioneve ose titujve në çdo shoqëri ose pale që i fiton ato etj.

Canal + Luxembourg S.à r.l. zotëron dy filialet, Eviso Magyarország Korlátolt Felelösségü Társaság dhe  Canal+ Distribution Hungary Korlátolt Felelösségü Társaság, të cilat janë palë në marrëveshje të cilësuar më poshtë si Shitësi 2 dhe Shitësi 3.

Shitësi 2: Eviso Magyarország Korlátolt Felelősségű Társaság është një shoqëri me përgjegjësi të kufizuar, e themeluar sipas legjislacionit hungarez, me objekt aktiviteti: agjensi reklamimi; shitja me pakicë e kompjuterëve, pjesëve periferikë dhe softuerit në dyqane të specializuara; shitja me pakicë e pajisjeve audio dhe video; aktivitete prodhimi e filmave, videove dhe programeve televizive; aktivitete të shpërndarjes së filmave, videove dhe programeve televizive etj.

Shitësi 3: Canal+ Distribution Hungary Korlátolt Felelősségű Társaság është një shoqëri me përgjegjësi të kufizuar, e themeluar sipas legjislacionit të Hungarisë, me objekt: aktivitete telekomunikacioni me kabllo; riprodhim i medias së regjistruar; publikim i revistave dhe periodikeve; aktivitete të konsulencës kompjuterike; shitja me shumicë dhe pakicë e pajisjeve dhe pjesëve elektronike dhe të telekomunikacionit etj.

Shitësit nuk operojnë dhe nuk gjenerojnë të ardhura në Shqipëri.

Target:

Biznesi që do të transferohet e cila përfshin:

  • Marrëveshjet e abonentëve DTH që zotëron Shitësi 1;
  • Marrëveshjet për Shërbimet e Marketingut Intragrup që zotëron Shitësi 2;
  • Punonjësit e Transferueshëm që zotëron Shitësi 2.
  • Si element opsional, Marrëveshjet e Abonentëve të Kabllos dhe Marrëveshjet e Qirasë së Kabllos që zotëron Shitësi 3.

Nga shqyrtimi i dokumentacionit, rezulton se transaksioni i njoftuar është në përputhje me nenin  10 dhe 12 të ligjit, sipas të cilit duhet respektivisht të realizohet ndryshimi i qëndrueshëm i kontrollit si dhe të plotësohen kriteret e xhiros.

Për sa më sipër, ky transaksion është objekt autorizimi nga Komisioni i Konkurrencës.

Autoriteti fton palët e interesuara, që brenda pesë ditëve nga shpallja e njoftimit, të shprehin opinionet e tyre për transaksionin e njoftuar.

Opinionet mund të dërgohen pranë Autoritetit të Konkurrencës me postë në adresën: Autoriteti i Konkurrencës, Rr. “Sami Frashëri”, Nr. 4, Kati IV Tiranë; apo me e-mail në adresën competition@caa.gov.al.     

Dërgoni Ankesën Tuaj

Please enable JavaScript in your browser to complete this form.
Dëshironi të paraqiteni anonim?
Click or drag files to this area to upload. You can upload up to 3 files.
Njoftim mbi përpunimin e të dhënave personale

Të dhënat tuaja do të trajtohen me konfidencialitet të plotë, në përputhje me Ligjin nr. 9887, datë 10.03.2008 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, i ndryshuar. Të dhënat do të përdoren vetëm për qëllimin e trajtimit të ankesës suaj dhe nuk do t’u transmetohen palëve të treta, përveç rasteve të parashikuara nga legjislacioni në fuqi.
Skip to content