Rasti: Përftimi i kontrollit të shoqërisë V4Drive Battery GmbH nga shoqëria Dr. Ing.h.c.F. Porche Aktiengesellschaft.

Pranë Autoritetit të Konkurrencës është depozituar, shkresa nr. 667, datë 09.10.2024 “Njoftimi i përqendrimit ndërmjet Dr. Ing.h.c.F. Porche Aktiengesellschaft / V4Drive Battery GmbH”, ku jemi njoftuar në lidhje me transaksionin e propozuar të përftimit të kontrollit të shoqërisë V4Drive Battery GmbH nga shoqëria Dr. Ing.h.c.F. Porche Aktiengesellschaft.

Referuar dokumenteve të depozituara, palët në transaksion janë:

Pala blerëse: Dr. Ing. H.c. F. Porsche Aktiengesellschaft është një shoqëri aksionare, e themeluar sipas legjislacionit të Gjermanisë, pjesë e grupit Volkswagen. Porsche është një prodhues gjerman i automjeteve, i specializuar në makina sportive me performancë të lartë, SUV dhe Sedan.

Grupi Volkswagen është aktiv në mbarë botën për zhvillimin, prodhimin, tregtimin dhe shitjen e makinave për transportin e pasagjerëve, makinave komerciale, kamionëve, autobuzëve, trajlerave, shasive për autobusë dhe motorë benzine, motoçikleta, duke përfshire pjesë këmbimi dhe aksesorë për to.

Grupi Volkswagen operon në Shqipëri përmes shoqërive të zotëruar indirekt prej tij, Porsche Albania SHPK dhe Porsche Leasing SHPK.

Pala shitëse: VARTA AKTIENGESELLSCHAFT është një shoqëri aksionare, e themeluar sipas legjislacionit gjerman, me objekt aktiviteti mbajtjen, blerjen, administrimin dhe shfrytëzimin e aksioneve, në veçanti aksionet në fushën e zhvillimit, prodhimit dhe shpërndarjes së sistemeve të energjisë dhe sistemeve të ruajtjes së energjisë, ofrimi i të gjitha llojeve të shërbimeve, veçanërisht shërbimet për shoqëritë dhe / ose në emër të shoqërive në të cilat shoqëria zotëron aksione etj.

Target: V4Drive Battery GmbH është një shoqëri me përgjegjësi të kufizuar, e themeluar sipas legjislacionit gjerman, me objekt aktiviteti hulumtimi në produktet e ruajtjes së energjisë dhe prodhimin dhe shpërndarjen e produkteve të ruajtjes së energjisë.

Nga shqyrtimi i dokumentacionit, rezulton se transaksioni i njoftuar është në përputhje me nenin  10 dhe 12 të ligjit, sipas të cilit duhet respektivisht të realizohet ndryshimi i qëndrueshëm i kontrollit si dhe të plotësohen kriteret e xhiros.

Për sa më sipër, ky transaksion është objekt autorizimi nga Komisioni i Konkurrencës.

Autoriteti fton palët e interesuara, që brenda pesë ditëve nga shpallja e njoftimit, të shprehin opinionet e tyre për transaksionin e njoftuar.

Opinionet mund të dërgohen pranë Autoritetit të Konkurrencës me postë në adresën: Autoriteti i Konkurrencës, Rr. “Sami Frashëri”, Nr. 4, Kati IV Tiranë; apo me e-mail në adresën competition@caa.gov.al.     

Dërgoni Ankesën Tuaj

    Mund të ngarkohen një ose më shumë dokumenta, në formatet: Word, Excel,Jpeg dhe PDF

    Të dhënat tuaja do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit nr.9887, datë 10.03.2008, 'Për mbrojtjen e të dhënave personale', i ndryshuar.