Rasti: Përftimi i kontrollit të shoqërisë Studio Moderna Albania SHPK nga shoqëria SMA Holding SHPK.

Pranë Autoritetit të Konkurrencës është protokolluar shkresa nr. 12 datë 04.01.2024, “Mbi njoftimin e transaksionit të realizuar për transferimin e kuotave të shoqërisë Studio Moderna Albania SHPK tek SMA Holding SHPK”, ku jemi njoftuar në lidhje me transaksionin e propozuar mbi transferimin e 100% të kapitalit të Studio Moderna Albania SHPK tek shoqëria SMA Holding SHPK.

Palët në transaksion janë:

Pala blerëse: SMA Holding SHPK është një shoqëri me përgjegjësi të kufizuar, e themeluar sipas legjislacionit shqiptar, me objekt aktiviteti: organizimi si një shoqëri holding; ofrimi i asistencës për shoqëritë në të cilat shoqëria holding është zotëruese e plotë ose e pjesshme e kuotave, aksioneve, dhe ose interesave në ato shoqëri në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të tërthortë nga vetë shoqëria apo ortakët e saj; blerja në mënyrë të drejtpërdrejtë apo të tërthortë e interesave në shoqëri të tjera që kanë objekt aktiviteti të ngjashëm me atë të Shoqërisë, etj.

Pala shitëse: Studio Moderna Holdings Investments B.V është një shoqëri me përgjegjësi të kufizuar, e themeluar sipas legjislacionit hollandez.

Shoqëria Target: Studio Moderna Albania SHPK është një shoqëri me përgjegjësi të kufizuar, e themeluar sipas legjislacionit shqiptar, me objekt aktiviteti: teleshopping, import-eksport, tregti mallrash e shërbimesh, si dhe çdo lloj tjetër aktiviteti në përputhje me ligjin. Konkretisht, Studio Moderna Albania SHPK tregton marka si: Top Shop, Dormeo, Wellneo, Delimano, Walkmaxx, Rovus.

Nga shqyrtimi i dokumentacionit, rezulton se transaksioni i njoftuar është në përputhje me nenin  10 dhe 12 të ligjit, sipas të cilit duhet respektivisht të realizohet ndryshimi i qëndrueshëm i kontrollit, si dhe të plotësohen kriteret e xhiros.

Për sa më sipër, ky transaksion është objekt autorizimi nga Komisioni i Konkurrencës.

Autoriteti fton palët e interesuara, që brenda pesë ditëve nga shpallja e njoftimit, të shprehin opinionet e tyre për transaksionin e njoftuar.

Opinionet mund të dërgohen pranë Autoritetit të Konkurrencës, me postë në adresën: Autoriteti i Konkurrencës, Rr. “Sami Frashëri”, Nr. 4, Kati IV Tiranë; apo me e-mail në adresën competition@caa.gov.al.

Shkarko Njoftimin

Dërgoni Ankesën Tuaj

    Mund të ngarkohen një ose më shumë dokumenta, në formatet: Word, Excel,Jpeg dhe PDF

    Të dhënat tuaja do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit nr.9887, datë 10.03.2008, 'Për mbrojtjen e të dhënave personale', i ndryshuar.