Njoftim për shtyp

Komisioni i Konkurrencës, në mbledhjen e tij më datë 23.02.2024, mori në shqyrtim projekt Dokumentin Strategjik dhe Planin e Veprimit të Autoritetit të Mediave Audiovizive për periudhën 2024-2026. Pas vlerësimit, Komisioni i Konkurrencë, me Vendimin nr. 1060, datë 23.02.2024 vendosi:

  1. T’i rekomandojë Autoritetit të Mediave Audiovizive që, në hartimin e metodologjisë për matjen e audiencës të operatorëve televizivë (OSHMA), të aplikojë metodat më të përshtatshme, duke reflektuar parimet bazë të konkurrencës që janë barazia, gjithpërfshirja, transparenca, mosdiskriminimi, përgjegjshmëria etj. Mbi bazën e të cilit të gjithë operatoret e tregut te shprehin opinionet dhe sugjerimet e tyre.
  2. Të sjellë për vlerësim ex ante pranë Autoritetit të Konkurrencës, çdo projekt akt normativ që do të rrjedhë nga zbatimi i Planit Strategjik të Veprimit për periudhën 2024-2026, në lidhje me matjen e audiencës.
  3. Pas formimit të Komitetit të Përbashkët të Industrisë (KPI), studimin e përbashkët të industrisë audiovizive që do të prodhojë, ta bëjë me dije në Autoritetin e Konkurrencës.
  4. Çdo vendimmarrje e KPI-së që mund të ketë lidhje me pjesët e tregut sipas matjes se audiencës, të dërgohet për mendim pranë Autoritetit të Konkurrencës, për të vlerësuar nëse cënon konkurrencën e lirë dhe efektive në treg.

Gjithashtu Komisioni i Konkurrencës, mori në shqyrtim njoftimin e përqendrimit të realizuar nëpërmjet përftimit të kontrollit të shoqërisë Studio Moderna Albania SHPK nga shoqëria SMA Holding SHPK.

Përqendrimi nuk do të krijojë mbivendosje ose marrëdhënie të rrjedhës së sipërme apo të poshtme midis aktiviteteve të palëve në nivel kombëtar dhe për këto arsye, transaksioni i synuar nuk do të sjellë ndryshim dhe nuk do të ketë ndikim në tregun shqiptar.

Për këto arsye, Komisioni i Konkurrencës me Vendimin nr. 1059, datë 23.02.2024, vendosi të autorizojë përqendrimin e realizuar nëpërmjet përftimit të kontrollit të shoqërisë Studio Moderna Albania SHPK nga shoqëria SMA Holding SHPK.

Për më tepër, ju lutem konsultoni faqen zyrtare të Autoritetit të Konkurrencës në http://caa.gov.al.

Ankese

    Ruani Privatësin
    PoJo

    Të dhënat tuaja do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit nr.9887, datë 10.03.2008, 'Për mbrojtjen e të dhënave personale', i ndryshuar.

    document.addEventListener('DOMContentLoaded', function() {
    var privacyRadioInputs = document.querySelectorAll('input[name="your-privacy"]');
    var personalDetails = document.getElementById('personal-details');

    function togglePersonalDetails() {
    if (privacyRadioInputs[0].checked) {
    personalDetails.style.display = 'none';
    } else if (privacyRadioInputs[1].checked) {
    personalDetails.style.display = 'block';
    }
    }

    privacyRadioInputs.forEach(function(radio) {
    radio.addEventListener('click', togglePersonalDetails);
    });
    togglePersonalDetails();
    });