Rasti: Përftimi i kontrollit të shoqërisë Njordr Offshore Wind AB nga shoqëria Statkraft Offshore Wind AS.

Pranë Autoritetit të Konkurrencës është depozituar shkresa nr. 566, datë 09.10.2023 “Njoftim përqendrimi dhe kërkesë për autorizim të përqendrimit”, ku jemi njoftuar mbi transaksionin e propozuar mbi blerjen e kuotave të shoqërisë Njordr Offshore Wind AB nga shoqëria Statkraft Offshore Wind AS.

Referuar “Marrëveshje për shitjen e aksioneve”, palët pjesëmarrëse në transaksion janë:

Pala blerëse: Statkraft Offshore Wind AS është një shoqëri private, me përgjegjësi të kufizuar, e themeluar sipas legjislacionit të Norvegjisë.

Statkraft Offshore Wind AS zotërohet nga shoqëria Statkraft AS, shoqëria mëmë e disa filialeve të Grupit Statkraft. Grupi Statkraft zhvillon dhe operon asete të energjisë së rinovueshme, ofron shërbime energjie për ngrohje dhe shet dhe blen energji.

Grupi Statkraft është prezent në Shqipëri përmes dy filialeve të tij, Statkraft Renewables Albania SHPK dhe Devolli Hydropower SHA, të cilët operojnë në tregun e prodhimit të energjisë elektrike.

Pala shitëse:

Shitësi 1: Njordr AS është një shoqëri norvegjeze, e organizuar dhe e regjistruar sipas ligjeve të Norvegjisë.

Shitësi 2: Vindkraft Värmland AB, është një shoqëri suedeze, e organizuar dhe e regjistruar sipas ligjeve të Suedisë.

Shitësi 3: Kovall AB është një shoqëri suedeze e organizuar dhe e regjistruar sipas legjislacionit të Suedisë.

Shitësi 4: Ribera AB është një shoqëri suedeze, e organizuar dhe e regjistruar sipas legjislacionit të Suedisë.

Shoqëria Target: Njordr Offshore Wind AB është një shoqëri me përgjegjësi të kufizuar, e themeluar sipas legjislacionit të Suedisë, me objekt aktiviteti: zhvillimi, projektimi dhe ndërtimi i energjisë së erës në det të hapur.

Shoqëria Target  nuk është prezent dhe nuk gjeneron xhiro në Shqipëri.

Nga shqyrtimi i dokumentacionit, rezulton se transaksioni i njoftuar është në përputhje me nenin  10 dhe 12 të ligjit, sipas të cilave duhet respektivisht të realizohen ndryshimi i qëndrueshëm i kontrollit, si dhe të plotësohen kriteret e xhiros.

Për sa më sipër, ky transaksion është objekt autorizimi nga Komisioni i Konkurrencës.

Autoriteti fton palët e interesuara, që brenda pesë ditëve nga shpallja e njoftimit, të shprehin opinionet e tyre për transaksionin e njoftuar.

Opinionet mund të dërgohen pranë Autoritetit të Konkurrencës me postë në adresën: Autoriteti i Konkurrencës, Rr. “Sami Frashëri”, Nr. 4, Kati IV Tiranë; apo me e-mail në adresën competition@caa.gov.al

Shkarko Njoftimin

Dërgoni Ankesën Tuaj

    Mund të ngarkohen një ose më shumë dokumenta, në formatet: Word, Excel,Jpeg dhe PDF

    Të dhënat tuaja do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit nr.9887, datë 10.03.2008, 'Për mbrojtjen e të dhënave personale', i ndryshuar.