Pranë Autoritetit të Konkurrencës është protokolluar shkresa nr. 665, datë 24.11.2023 “Njoftim përqendrimi”, ku jemi njoftuar mbi transaksionin e propozuar për përftimin e kontrollit të shoqërisë First Bank S.A. nga shoqëria Intesa Sanpaolo S.p.A.
Referuar marrëveshjes, palët janë:
Pala blerëse: Intesa Sanpaolo S.p.A është një shoqëri aksionare, e themeluar sipas legjislacionit të Italisë, me objekt kryesor ofrimin e: transaksioneve bankare, investimeve bankare, financë të strukturuar, tregje kapitali etj.
Intesa Sanpaolo S.p.A. është shoqëria mëmë e Grupit Intesa Sanpaolo. Grupi Intesa Sanpaolo është i pranishëm në Shqipëri, nëpërmjet filialit të zotëruar tërësisht prej tij, Intesa Sanpaolo Bank Albania SHA.
Pala shitëse: JCF IV Tiger Holdings S.à.r.l. është një shoqëri me përgjegjësi të kufizuar, e themeluar dhe ekzistuese sipas ligjeve të Dukatit të Madh të Luksemburgut.
Shoqëria target: First Bank S.A. është një shoqëri aksionare, e themeluar sipas legjilsacionit rumun, aktive në fushën bankare. Aktivitetet kryesore përfshijnë: (i) kreditë dhe depozitat me pakicë dhe të korporatave; (ii) produktet e financimit të kredisë; (iii) shitjen e produkteve të sigurimit nga palët e treta; dhe (iv) kartat e pagesave dhe shërbimet e pagesave.
Nga shqyrtimi i dokumentacionit, rezulton se transaksioni i njoftuar është në përputhje me nenin 10 dhe 12 të ligjit, sipas të cilit duhet respektivisht të realizohet ndryshimi i qëndrueshëm i kontrollit, si dhe të plotësohen kriteret e xhiros.
Për sa më sipër, ky transaksion është objekt autorizimi nga Komisioni i Konkurrencës.
Autoriteti fton palët e interesuara, që brenda pesë ditëve nga shpallja e njoftimit, të shprehin opinionet e tyre për transaksionin e njoftuar.
Opinionet mund të dërgohen pranë Autoritetit të Konkurrencës, me postë në adresën: Autoriteti i Konkurrencës, Rr. “Sami Frashëri”, Nr. 4, Kati IV Tiranë; apo me e-mail në adresën competition@caa.gov.al.