Njoftim për shtyp

Komisioni i Konkurrencës në mbledhjen e tij më datë 25.01.2024, rimori në shqyrtim procedurën hetimore ndaj ndërmarrjeve Erzeni SHPK, Gjirofarma SHA, ADG SHPK (Lufra), SHAKA Boboshticë SHPK në tregun e prodhimit dhe tregtimit me shumicë të nënprodukteve të qumështit (djathë dhe gjalpë).

Sa më lart, duke marrë shkas edhe nga disa njoftime mediatike të ditëve të fundit, për protesta të zhvilluara nga blegtorët, sidomos në zonat e Vlorës, Gjirokastrës, Sarandës, Delvinës, Tepelenës, Përmetit, Fierit etj, për çmimin e blerjes së qumështit nga ana e grumbulluesve dhe fabrikave përpunuese të qumështit, në vijim të takimit që përfaqësues të AK realizuan në datën 23.01.2024 me blegtorët e zonës së Levanit në Fier si dhe;

Bazuar në nenin 4 dhe 9, nenin 24, shkronja (d) dhe nenin 43 të ligjit nr. 9121, datë 28.07.2003, “Për mbrojtjen e konkurrencës” Komisioni i Konkurrencës me vendimin nr. 1052 , datë 25.01.2024 vendosi zgjatjen e periudhës kohore përcaktuar në pikën “II”, të vendimit të Komisionit të Konkurrencës nr.1045 datë 29.12.2023 “Për hapjen e hetimit të thelluar ndaj ndërmarrjeve Erzeni SHPK, Gjirofarma SHA, ADG SHPK (Lufra), SHAKA Boboshticë SHPK në tregun e prodhimit dhe tregtimit me shumicë të nënprodukteve të qumështit(djathë dhe gjalpë)”, me 6 (gjashtë) muaj duke përfshirë periudhën 1 janar 2024 deri në 30 qershor 2024.

Komisioni i Konkurrencës çmon se realizimi i plotë i procedurave të hetimit të thelluar me qëllim analizimin e sjelljes së ndërmarrjeve në treg, është i domosdoshëm për të siguruar një vendimmarrje objektive për të evidentuar nëse ka apo jo shenja të kufizimit, shtrembërimit apo pengimit të konkurrencës dhe në rast konstatimi të shkeljeve do të marrë masat përkatëse në përputhje me parashikimet e ligjit nr. 9121 dt. 28.07.2003 “Për mbrojtjen e konkurrencës”.

Për më tepër, ju lutem konsultoni faqen zyrtare të Autoritetit të Konkurrencës në http://caa.gov.al.

Shkarko Vendimin

Ankese

    Ruani Privatësin
    PoJo

    Të dhënat tuaja do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit nr.9887, datë 10.03.2008, 'Për mbrojtjen e të dhënave personale', i ndryshuar.

    document.addEventListener('DOMContentLoaded', function() {
    var privacyRadioInputs = document.querySelectorAll('input[name="your-privacy"]');
    var personalDetails = document.getElementById('personal-details');

    function togglePersonalDetails() {
    if (privacyRadioInputs[0].checked) {
    personalDetails.style.display = 'none';
    } else if (privacyRadioInputs[1].checked) {
    personalDetails.style.display = 'block';
    }
    }

    privacyRadioInputs.forEach(function(radio) {
    radio.addEventListener('click', togglePersonalDetails);
    });
    togglePersonalDetails();
    });