Rasti:  Përftimi I kontrollit të përbashkët I shoqërisë Tecnofer S.p.A. nga shoqëritë Eurizon Capital Real Asset S.G.R S.p.A. dhe Ersel Management S.G.R S.p.A.

Pranë Autoritetit të Konkurrencës është protokolluar shkresa nr. 451 prot. i AK, datë 17.08.2023 “Njoftim Përqendrimi”, me të cilën jemi njoftuar në lidhje me përftimin e kontrollit të përbashkët të shoqërisë Tecnofer S.p.A. nga shoqëritë Eurizon Capital Real Asset S.G.R S.p.A. dhe Ersel Management S.G.R S.p.A.

Referuar “Kontratë Shitblerje Aksionesh”, palët  në transaksion janë:

Blerësi 1: Eurizon Capital Real Asset S.G.R S.p.A. është një shoqëri aksionare, e themeluar sipas legjislacionit italian me objekt aktiviteti: menaxhimi i entiteteve të investimit kolektiv të kursimeve alternative dhe rreziqet përkatëse si dhe administrimit dhe tregtimi i tyre; ofrimi i shërbimeve të Menaxhimit të Portofoleve; ofrimi i shërbimeve ndihmëse si dhe kryerja e veprimtarive përkatëse dhe instrumentale, të parashikuara nga legjislacioni në fuqi në mënyrë të vazhdueshme.

Eurizon Capital Real Asset S.G.R S.p.A vepron në emër dhe për llogari të Eurizon Capital S.G.R S.p.A, e cila është shoqëria kontrolluese e Divizionit të Menaxhimit të Aseteve të Intesa SanPaolo Group.

Grupi Intesa Sanpaolo është i pranishëm në Shqipëri, nëpërmjet filialit të zotëruar tërësisht prej tij, Intesa Sanpaolo Bank Albania SHA.

Blerësi 2: Ersel Asset Management S.G.R S.p.A. është një shoqëri aksionare, e themeluar sipas legjislacionit italian, aktive në menaxhimin e fondeve të ndërsjella të harmonizuara italiane që diferencohen nga politika e menaxhimit, e tregut dhe sigurimeve, dy fonde pasurish të paluajtshme dhe një fond mbështetës. Ersel është një filial i Grupit Ersel.

Grupi Ersel nuk ka filiale dhe nuk realizon xhiro në Shqipëri.

Pala Shitëse: Executive S.p.A. është një shoqëri aksionare, e themeluar sipas legjislacionit italian, e cila zotërohet nga M.A. dhe nga C.A.

  1. M.A. & z. C.A. janë persona fizikë, shtetas italian.

Shoqëria Target: Tecnofer S.p.A. është një shoqëri aksionare, e themeluar sipas legjislacionit italian, me objekt aktiviteti: riparime dhe shërbime për mirëmbajtje hekurudha; shërbime për pastrimin e tunelit të hekurudhave dhe trenave nëntokësorë; prodhimi i lokomotivave hekurudhore dhe mjeteve lëvizëse dhe makinerive e pajisjeve për mirëmbajtjen e hekurudhës.

Tecnofer nuk është prezente dhe nuk realizon xhiro në Shqipëri.

Nga shqyrtimi i dokumentacionit, rezulton se transaksioni i njoftuar është në përputhje me nenin  10 dhe  12 të Ligjit, sipas të cilit duhet respektivisht të realizohet ndryshimi i qëndrueshëm i kontrollit si dhe të plotësohen kriteret e xhiros.

Për sa më sipër, ky transaksion është objekt autorizimi nga Komisioni i Konkurrencës.

Autoriteti fton palët e interesuara, që brenda pesë ditëve nga shpallja e njoftimit, të shprehin opinionet e tyre për transaksionin e njoftuar.

Opinionet mund të dërgohen pranë Autoritetit të Konkurrencës me fax (Nr. 0355 4 2234 497), me postë në adresën: Autoriteti i Konkurrencës, Rr. “Sami Frashëri”, Nr. 4, Kati IV Tiranë; apo me e-mail në adresën competition@caa.gov.al

Shkarko Njoftimin

Dërgoni Ankesën Tuaj

    Mund të ngarkohen një ose më shumë dokumenta, në formatet: Word, Excel,Jpeg dhe PDF

    Të dhënat tuaja do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit nr.9887, datë 10.03.2008, 'Për mbrojtjen e të dhënave personale', i ndryshuar.