Rasti: Përftimi i kontrollit, nëpërmjet blerjes së kuotave të shoqërisë BOSIS DOO VALJEVO nga shoqëria DS Smith Packaging South East GmbH.

Pranë Autoritetit të Konkurrencës është protokolluar shkresa nr.442 prot., i AK, datë 07.08.2023, “DS Smith Packaging South East GmbH / BOSIS DOO VALJEVO”, ku jemi njoftuar, në lidhje me transaksionin e propozuar mbi blerjen nga shoqëria DS Smith Packaging South East GmbH të 100% të kuotave dhe  marrjen e kontrollit të vetëm të shoqërisë BOSIS DOO VALJEVO.

Referuar dokumentit “Marrëveshje për blerjen e kuotës”, palët janë:

Pala blerëse: DS Smith Packaging South East GmbH është një shoqëri me përgjegjësi të kufizuar, e themeluar sipas legjislacionit austriak, një filial i zotëruar indirekt nga DS Smith Plc., kompania mëmë e grupit të shoqërive DS Smith. DS Smith Group është aktive kryesisht në prodhimin dhe shitjen e ambalazheve të valëzuar.

DS Smith Group nuk ka prezencë ligjore të regjistruar në Shqipëri por ka gjeneruar të ardhura nëpërmjet eksportimit të produkteve të ambalazhit të valëzuar nga filialet e saj në Maqedoninë e Veriut, Greqi dhe Itali.

Pala shitëse: Z. BP është shtetas i Republikës së Serbisë, i cili zotëron 100% kuotat e shoqërisë BOSIS DOO VALJEVO.

Target: BOSIS DOO VALJEVO është një shoqëri me përgjegjësi të kufizuar, e themeluar sipas legjislacionit serb, me objekt aktiviteti prodhimi i letrës dhe kartonit të valëzuar dhe ambalazheve të letrës dhe kartonit. Bosis prodhon dhe shet në Serbi produkte si: (i) kuti kartoni të valëzuar me lito-petëzuar; (ii) karton i palosshëm; (iii) ambalazh me blister dhe (iv) flauta prej kartoni.

BOSIS DOO VALJEVO nuk është prezente por ka realizuar xhiro në Shqipëri nëpërmjet eksportit të kutive të valëzuar të lito-petëzuar.

Nga shqyrtimi i dokumentacionit, rezulton se transaksioni i njoftuar është në përputhje me nenin  10 dhe 12 të ligjit, sipas të cilit duhet respektivisht të realizohet ndryshimi i qëndrueshëm i kontrollit si dhe të plotësohen kriteret e xhiros.

Për sa më sipër, ky transaksion është objekt autorizimi nga Komisioni i Konkurrencës.

Autoriteti fton palët e interesuara, që brenda pesë ditëve nga shpallja e njoftimit, të shprehin opinionet e tyre për transaksionin e njoftuar.

Opinionet mund të dërgohen pranë Autoritetit të Konkurrencës nëpërmjet postës në adresën: Autoriteti i Konkurrencës, Rr. “Sami Frashëri”, Nr. 4, Kati IV Tiranë; apo me e-mail në adresën competition@caa.gov.al.  

Shkarko Njoftimin

Dërgoni Ankesën Tuaj

Please enable JavaScript in your browser to complete this form.
Click or drag files to this area to upload. You can upload up to 3 files.
Njoftim mbi përpunimin e të dhënave personale

Të dhënat tuaja do të trajtohen me konfidencialitet të plotë, në përputhje me Ligjin nr. 9887, datë 10.03.2008 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, i ndryshuar. Të dhënat do të përdoren vetëm për qëllimin e trajtimit të ankesës suaj dhe nuk do t’u transmetohen palëve të treta, përveç rasteve të parashikuara nga legjislacioni në fuqi.
Skip to content