Rasti: Krijimi i një ndërmarrje të përbashkët me funksione të plota, nga shoqëritë Saudi Arabian Oil Company, Baoshan Iron & Steel Co., Ltd. dhe Public Investment Fund.

Pranë Autoritetit të Konkurrencës është protokolluar shkresa nr. 293 prot., i AK, datë 22.05.2023 “Saudi Arabian Oil Company, Baoshan Iron & Steel Co., Ltd., Public Investment Fund / Joint Venture”, me të cilën jemi njoftuar në lidhje me synimin e krijimit të një ndërmarrje të përbashkët / joint – venture, me funksione të plota, nga shoqëritë Saudi Arabian Oil Company, Baoshan Iron & Steel Co., Ltd. dhe Public Investment Fund.

Referuar “Marrëveshje ortakësh”, palët janë:

Pala 1: Saudi Arabian Oil Company është një shoqëri aksionare, e themeluar nëpërmjet Dekretit Mbretëror të Arabisë Saudite, e angazhuar kryesisht në eksplorimin, shpimin dhe nxjerrjen e substancave hidrokarbure dhe përpunimin, prodhimin, rafinimin dhe tregtimin e këtyre substancave.

Pala 2: Baoshan Iron & Steel Co., Ltd. është një shoqëri me përgjegjësi të kufizuar, e themeluar sipas ligjeve të Republikës Popullore të Kinës, e angazhuar kryesisht në prodhimin e kimikateve të rrezikshme, menaxhimin e mbetjeve të rrezikshme, biznesin e prodhimit, transmetimit, furnizimit të energjisë elektrike etj. si dhe në shkrirjen e çelikut dhe hekurit, përpunimin dhe petëzimin e çelikut, përpunimin e rrotullimit të metaleve me ngjyra etj.

Pala 3: Public Investment Fund është një fond qeveritar i krijuar dhe rregulluar nga Ligji i Fondit të Investimeve Publike, i nxjerrë në zbatim të Dekretit Mbretëror të Arabisë Saudite. Ajo ka investime direkte dhe indirekte në një numër sektorësh në të gjithë Arabinë Saudite dhe globalisht, duke përfshirë ushqimin dhe bujqësinë, energjinë, sektorin financiar, prodhimin, pasuritë e paluajtshme, logjistikën dhe sektorin digjital.

Ndërmarrja e Përbashkët (JV) e propozuar nuk është themeluar ende. Ajo do të krijohet në Mbretërinë e Arabisë Saudite si një ndërmarrje e përbashkët me funksione të plota, aktive në prodhimin dhe shitjen e pllakave të çelikut të rëndë dhe hekurit të reduktuar (DRI).

Aktualisht nuk ka plane që ndërmarrja e përbashkët (JV) të jetë aktive apo të ushtrojë aktivitet në Shqipëri në të ardhmen e afërt.

Nga shqyrtimi i dokumentacionit, rezulton se transaksioni i njoftuar është në përputhje me nenin  10 dhe 12 të ligjit, sipas të cilit duhet respektivisht të realizohet ndryshimi i qëndrueshëm i kontrollit si dhe të plotësohen kriteret e xhiros.

Për sa më sipër, ky transaksion është objekt autorizimi nga Komisioni i Konkurrencës.

Autoriteti fton palët e interesuara, që brenda pesë ditëve nga shpallja e njoftimit, të shprehin opinionet e tyre për transaksionin e njoftuar.

Opinionet mund të dërgohen pranë Autoritetit të Konkurrencës nëpërmjet postës në adresën: Autoriteti i Konkurrencës, Rr. “Sami Frashëri”, Nr. 4, Kati IV Tiranë; apo me e-mail në adresën competition@caa.gov.al.     

Shkarko Njoftimin

Ankese

    Ruani Privatësin
    PoJo

    Të dhënat tuaja do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit nr.9887, datë 10.03.2008, 'Për mbrojtjen e të dhënave personale', i ndryshuar.

    document.addEventListener('DOMContentLoaded', function() {
    var privacyRadioInputs = document.querySelectorAll('input[name="your-privacy"]');
    var personalDetails = document.getElementById('personal-details');

    function togglePersonalDetails() {
    if (privacyRadioInputs[0].checked) {
    personalDetails.style.display = 'none';
    } else if (privacyRadioInputs[1].checked) {
    personalDetails.style.display = 'block';
    }
    }

    privacyRadioInputs.forEach(function(radio) {
    radio.addEventListener('click', togglePersonalDetails);
    });
    togglePersonalDetails();
    });