Rasti: Krijimi i një ndërmarrje të përbashkët me funksione të plota (JV), nga shoqëritë Ford Motor Company, BMW (US) Holding Corp. dhe American Honda Motor Co., Inc.

Pranë Autoritetit të Konkurrencës është protokolluar shkresa nr.553 prot. i AK, datë 29.09.2023 “Njoftim Përqendrimi”, me të cilën jemi njoftuar në lidhje me krijimin e një ndërmarrje të përbashkët / joint – venture, me funksione të plota, nga shoqëritë Ford Motor Company, BMW (US) Holding Corp. dhe American Honda Motor Co., Inc.

Referuar marrëveshjes, palët janë:

Pala 1: Ford Motor Company është një korporatë e themeluar sipas legjislacionit të shtetit të Delaware, shoqëria mëmë fundore e Grupit Ford. Ford Motor Company zhvillon dhe ofron kamionë inovativë Ford, automjete sportive, furgona, makina komerciale dhe automjete luksoze Lincoln, së bashku me shërbimet e lidhura me to.

Ford nuk ka filial , degë apo zyrë përfaqësimi në Shqipëri por realizon xhiro nëpërmjet shitjeve të palëve të treta.

Pala 2: BMW (US) Holding Corp. është një korporatë e themeluar sipas legjislacionit të shtetit të Delaware, pjesë e Grupit BMW.

Grupi BMW është një prodhues mbarëkombëtar i automobilave dhe motocikletave duke përfshirë pjesë këmbimi dhe pajisjet e nevojshme. BMW, Mini, Rolls – Royce Motor Cars dhe BMW Motorrad janë ndër markat më të njohura në botë.

BMW nuk ka filial , degë apo zyrë përfaqësimi në Shqipëri por realizon xhiro nëpërmjet shitjeve të palëve të treta.

Pala 3: American Honda Motor Co., Inc është një korporatë e themeluar sipas legjislacionit të shtetit të Kalifornisë, pjesë e Grupit Honda. Grupi Honda është një prodhues pajisjesh origjinale me bazë në Japoni, e cila prodhon dhe shet automobila, përfshirë automjetet elektrike hibride plug-in dhe automjete elektrike me bateri, motocikleta dhe produkte energjie si dhe aeroplanë.

Honda nuk asnjë filial dhe nuk realizon xhiro në Shqipëri.

Ndërmarrja e Përbashkët (JV), ChargeScape LLC  është shoqëria e re që do të krijohet dhe do të jetë aktive në ofrimin e shërbimeve të rrjetit për kompanitë e shërbimeve elektrike dhe operatorët e sistemit, nëpërmjet menaxhimit inteligjent të ngarkesës dhe grumbullimit të të dhënave të energjisë së automjeteve elektrike. Ndërmarrja e përbashkët do të krijohet me synimin që të jetë një sipërmarrje e përbashkët me funksione të plota, dhe të kryejë mbi baza të qëndrueshme të gjitha funksionet e një entiteti ekonomik autonom.

ChargeScape do të jetë funksional vetëm në SHBA dhe Kanada.

Nga shqyrtimi i dokumentacionit, rezulton se transaksioni i njoftuar është në përputhje me nenin  10 dhe 12 të ligjit, sipas të cilit duhet respektivisht të realizohet ndryshimi i qëndrueshëm i kontrollit si dhe të plotësohen kriteret e xhiros.

Për sa më sipër, ky transaksion është objekt autorizimi nga Komisioni i Konkurrencës.

Autoriteti fton palët e interesuara, që brenda pesë ditëve nga shpallja e njoftimit, të shprehin opinionet e tyre për transaksionin e njoftuar.

Opinionet mund të dërgohen pranë Autoritetit të Konkurrencës me postë në adresën: Autoriteti i Konkurrencës, Rr. “Sami Frashëri”, Nr. 4, Kati IV Tiranë; apo me e-mail në adresën competition@caa.gov.al.     

Shkarko Njoftimin

Dërgoni Ankesën Tuaj

    Mund të ngarkohen një ose më shumë dokumenta, në formatet: Word, Excel,Jpeg dhe PDF

    Të dhënat tuaja do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit nr.9887, datë 10.03.2008, 'Për mbrojtjen e të dhënave personale', i ndryshuar.