Miratimi i Rezolutës “Për vlerësimin e veprimtarisë së Autoritetit të Konkurrencës për vitin 2018”

Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, mbledhur në seancë plenare, datë 03.04.2019 miratoi Rezolutën “Për vlerësimin e veprimtarisë së Autoritetit të Konkurrencës për vitin 2018”.

Rezoluta e Kuvendit, vlerëson rolin e Autoritetit të Konkurrencës, në funksion të mbrojtjes së konkurrencës së lirë dhe efektive në treg, duke ndërhyrë në tregje me problematika të përsëritura dhe sensitive të ekonomisë shqiptare, dhe që i shërben mbi gjithçka interesave të konsumatorit.

Rezoluta parashtron përpara Autoritetit të Konkurrencës për vitin 2019 që veprimtaria e tij të ketë në fokus:

– Monitorimin e përmbushjes së rekomandimeve të dhëna në tregjet e hetuara gjatë vitit 2018, veçanërisht për kontratat koncesionare në fuqi, të cilat sjellin deformime të konkurrencës në treg, duke evidentuar dhe përllogaritur dëmin apo përfitimin real të konsumatorit;
– Rishikimin e ligjit nr. 9121/2003, “Për mbrojtjen e konkurrencës”, I ndryshuar, me focus përputhshmërinë e plotë me legjislacionin e BE-së në fushën e konkurrencës, në kuadër të përgatitjes për anëtarësim në Bashkimin Evropian, përshtatur me kushtet e reja të zhvillimit ekonomik të vendit tonë;
–  Sensibilizimin e mëtejshëm të publikut për rolin e Autoritetit në garantimin e konkurrencës së lirë dhe efektive në treg dhe njohjen më të saktë të publikut me fushën e veprimtarisë së Autoritetit;
– Zbatimin e detyrimeve që rrjedhin nga Plani Kombëtar I Integrimit Evropian (PKIE) në drejtim të përafrimit të legjislacionit me direktivat evropiane në fushën e konkurrencës;
– Trajnimin e stafit në lidhje me vlerësimin e të drejtave ekskluzive dhe të veçanta dhe sidomos në vlerësimin e procedurave të prokurimit public për marrëveshje të ndaluara në oferta;
– Vlerësimin ex-ante të ligjeve, si dhe njoftimin e Kuvendit për vendimmarrjen e Komisionit të konkurrencës në lidhje me çdo akt ligjor që prek parametrat e konkurrencës, në fazën e shqyrtimit të tyre nga komisionet parlamentare përgjegjëse.

Rezoluta veçanërisht i kërkon Autoritetit të Konkurrencës që të mbikëqyrë me prioritet dhe të dalë me rekomandime konkrete për tregjet me sensitivitet të lartë publik e ndikim social si: tregu bankar, tregu i shërbimeve spitalore, tregu farmaceutik, si dhe sektori i arsimit të lartë publik dhe privat.

Dërgoni Ankesën Tuaj

Please enable JavaScript in your browser to complete this form.
Click or drag files to this area to upload. You can upload up to 3 files.
Njoftim mbi përpunimin e të dhënave personale

Të dhënat tuaja do të trajtohen me konfidencialitet të plotë, në përputhje me Ligjin nr. 9887, datë 10.03.2008 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, i ndryshuar. Të dhënat do të përdoren vetëm për qëllimin e trajtimit të ankesës suaj dhe nuk do t’u transmetohen palëve të treta, përveç rasteve të parashikuara nga legjislacioni në fuqi.
Skip to content