Monografia “Cështje të konkurrencës në ekonomi” botuar nga Prof.Asoc.Dr.Lush Perpali eshte nje trajtim i problematikës së konkurrences dhe disa fenomeneve antikonkurruese, pare ne kendveshtrimin e teorise se ekonomise, perqasjes me legjislacionin ne kete fushe, si dhe rasteve konkrete te shqyrtuara per praktikat qe demtojne konkurrencen e lire dhe efektive ne treg.
Ne teresine e tij, botimi eshte nje permbledhje e zhvillimeve kryesore ne politiken dh eligjin e konkurences ne Shqiperi qe nga fazat embrionale, e deri ne perafrimin e legjislacionit shqipetar me “acqui communitaire ” ne fushen e konkurrences.
Monografia ben nje pershkrim te shkurter te koncepteve baze te tregut dhe te konkurrences efikase dhe ndalet me konkretisht ne fushat e zbatimit te kuadrit ligjor per konkurrencen. Keshtu, abuzimi me poziten dominuese dhe sjelljet monopol, marrveshjet e ndaluara ne formen kartel, de perqendrimi i shoqerive qe sjell pozita dominuese, jane dhe fushat kryesore te zbatimit te legjislacionit.
Edhe shembujt praktike, nga eksperienca e vendeve te Bashkimit Europian, mendohet se do te ndihmojne lexuesin ne krijimin e nje gjykimi te qarte mbi proceset ekonomike, mbikeqyrjen e tregut ne kendveshtrimin e konkurrences, dhe rastet konkrete kur sjelljet e nje ose disa shoqerive shkaktojne efekte per konkurrentet, konsumatoret dhe ekonomine ne teresi.