Përftimi i kontrollit, nëpërmjet blerjes së aksioneve të shoqërisë VUB Generali dochodkova spravcovska spolocnost’,a.s nga shoqëria Všeobencná úberová banka, a.s.

Rasti: Përftimi i kontrollit, nëpërmjet blerjes së aksioneve të shoqërisë VUB Generali dochodkova spravcovska spolocnost’,a.s nga shoqëria Všeobencná úberová banka, a.s.

Pranë Autoritetit të Konkurrencës është depozituar, shkresa nr.285, datë 16.04.2022 “ Njoftim Përqendrimi”, ku jemi njoftuar në lidhje me përqendrimin e propozuar mbi marrjen e kontrollit të vetëm nga shoqëria Intesa Sanpaolo SPA nëpërmjet filialit të saj Všeobencná úberová banka, a.s. të shoqërisë VUB Generali dochodkova spravcovska spolocnost’, a.s.

Referuar “Marrëveshjes së blerjes së aksioneve”, palët në marrëveshje janë:
Pala Blerëse: Všeobencná úberová banka, a.s. (VÚB, a.s,) është një shoqëri aksionare, e themeluar sipas legjislacionit të Sllovakisë, me objekt aktiviteti: Pranimi i depozitave, dhënia e kredive, menaxhimi i të ardhurave të klientit në llogari të tij, leasing financiar, dhënia e garancive, hapja dhe validimi i letrave të kreditit, dhënia e shërbimeve të konsulencës në fushën e biznesit, shërbimet e depozitës, menaxhim portofoli në lidhje me instrumentat financiare etj. VÚB, a.s, zotërohet indirekt nga Intesa Sanpaolo S.p.A, një shoqëri aksionare, e themeluar sipas legjislacionit të Italisë, shoqëria mëmë e Grupit Intesa Sanpaolo.

Grupi Intesa Sanpaolo është i pranishëm në Shqipëri përmes filialit të zotëruar tërësisht prej tij Intesa Sanpaolo Bank Albania SHA.

Target: VUB Generali dochodkova spravcovska spolocnost’, a.s është një shoqëri aksionare, e themeluar sipas legjislacionit të Sllovakisë, me objekt aktiviteti: Krijimi dhe menaxhimi i fondeve të pensionit për qëllime të kursimeve pensionale të pleqërisë.

VUB Generali dochodkova spravcovska spolocnost’,a.s nuk është prezente dhe nuk realizon të ardhura në Shqipëri.

Pala shitëse: Generali Česká pojišťovna a.s është një institucion financiar, i organizuar sipas legjislacionit Çek. Generali Česká pojišťovna a.s është anëtar i Grupit Generali i menaxhuar nga Assicurazioni Generali SPA.

Nga shqyrtimi i dokumentacionit, rezulton se transaksioni i njoftuar është në përputhje me nenin 10 dhe 12 të ligjit, sipas të cilit duhet respektivisht të realizohet ndryshimi i qëndrueshëm i kontrollit si dhe të plotësohen kriteret e xhiros.

Për sa më sipër, ky transaksion është objekt autorizimi nga Komisioni i Konkurrencës.

Autoriteti fton palët e interesuara, që brenda pesë ditëve nga shpallja e njoftimit, të shprehin opinionet e tyre për transaksionin e njoftuar.

Opinionet mund të dërgohen pranë Autoritetit të Konkurrencës me fax (Nr. 0355 4 2234 497), me postë në adresën: Autoriteti i Konkurrencës, Rr. “Sami Frashëri”, Nr. 4, Kati IV Tiranë; apo me e-mail në adresën competition@caa.gov.al.
Njoftim_per_shtyp4

Dërgoni Ankesën Tuaj

    Mund të ngarkohen një ose më shumë dokumenta, në formatet: Word, Excel,Jpeg dhe PDF

    Të dhënat tuaja do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit nr.9887, datë 10.03.2008, 'Për mbrojtjen e të dhënave personale', i ndryshuar.