Njoftime për shtyp

Komisioni i Konkurrencës, në mbledhjen e tij më datë 27.05.2022, mori në shqyrtim njoftimin e përqendrimit të realizuar nëpërmjet përftimit të kontrollit të shoqërisë Intenta GmbH nga shoqëria CARIAD SE.

Intenta GmbH është një shoqëri me përgjegjësi të kufizuar, e themeluar në përputhje me legjislacionin gjerman, e cila zhvillon dhe integron softuer specifik që janë përbërës të sistemeve (të avancuara) për asistencën e shoferëve dhe përbërës të navigatorëve, që ndihmojnë shoferin nëpërmjet përdorimit të sensorëve dhe algoritmeve.

CARIAD SE është një shoqëri e themeluar në përputhje me legjislacionin gjerman, me objekt aktiviteti zhvillimin dhe shitjen e zgjidhjeve softuerike për industrinë automobilistike dhe pjesëmarrjen në shoqëri të të gjitha llojeve, veçanërisht në industrinë e programimit.

Bazuar në analizën e konkurrencës, Komisioni vlerësoi se përqendrimi nuk do të krijojë mbivendosje ose marrëdhënie të rrjedhës së sipërme apo të poshtme midis aktiviteteve të palëve në nivel kombëtar.

Gjithashtu, u shqyrtua njoftimi i përqendrimit të realizuar nëpërmjet blerjes së aksioneve të shoqërisë VUB Generali dochodkova spravcovska spolocnost’,a.s nga shoqëria Všeobencná úberová banka, a.s.

VUB Generali dochodkova spravcovska spolocnost’, a.s, është një shoqëri aksionare e themeluar sipas legjislacionit sllovak, me objekt aktiviteti krijimin dhe menaxhimin e fondeve të pensionit për qëllime të kursimeve pensionale të pleqërisë.

Všeobencná úberová banka, a.s/VÚB, a.s, është një shoqëri aksionare e themeluar sipas legjislacionit sllovak me objekt aktiviteti pranimin e depozitave, dhënien e kredive, menaxhimin e të ardhurave të klientit në llogari të tij, duke përfshirë edhe shërbimet e konsulencës në lidhje me të, leasing financiar, dhënien e garancive, hapjen dhe validimin e letrave të kreditit, dhënien e shërbimeve të konsulencës në fushën e biznesit, ndërmjetësimin financiar, etj.

Bazuar në analizën e konkurrencës, Komisioni vlerësoi se përqendrimi nuk do të krijojë mbivendosje ose marrëdhënie të rrjedhës së sipërme apo të poshtme midis aktiviteteve të palëve në nivel kombëtar.

Për këto arsye, Komisioni i Konkurrencës, bazuar në legjislacionin në fuqi, autorizoi, me Vendimin nr. 885 përqendrimin e realizuar nëpërmjet përftimit të kontrollit të shoqërisë Intenta GmbH nga shoqëria CARIAD SE, dhe me Vendimin nr. 886 përqendrimin e realizuar nëpërmjet blerjes së aksioneve të shoqërisë VUB Generali dochodkova spravcovska spolocnost’,a.s nga shoqëria Všeobencná úberová banka, a.s.

Për më shumë shikoni Vendimin nr. 885 dhe Vendimin nr. 886, datë 27.05.2022, në https://caa.gov.al/

 

Njoftim_per_shtyp_27_maj_2022

Dërgoni Ankesën Tuaj

    Mund të ngarkohen një ose më shumë dokumenta, në formatet: Word, Excel,Jpeg dhe PDF

    Të dhënat tuaja do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit nr.9887, datë 10.03.2008, 'Për mbrojtjen e të dhënave personale', i ndryshuar.