Njoftime për shtyp

Komisioni i Konkurrencës, në mbledhjen e tij më datë 26.09.2022, mori në shqyrtim dy njoftime përqendrimi të realizuar në tregun ndërkombëtar dhe që janë objekt autorizimi nga Komisioni i Konkurrencës.

1. Përqendrimi i realizuar nëpërmjet përftimit të kontrollit të shoqërisë Sauber Holding AG nga shoqëria AUDI Aktiengesellschaft;

2. Përqendrimi i realizuar nëpërmjet blerjes të aksioneve të shoqërisë Sikkim Hydro Power Ventures Ltd. nga shoqëria Statkraft IH Holdings AS.

Përqendrimet e njoftuara nuk krijojnë mbivendosje ose marrëdhënie të rrjedhës së sipërme apo të poshtme midis aktiviteteve të palëve në nivel kombëtar dhe për këto arsye, nuk do të sjellin asnjë ndryshim dhe nuk do të kenë ndikim në tregun shqiptar.

Për këto arsye, Komisioni i Konkurrencës me Vendimin nr.909, datë 26.09.2022, vendosi të autorizojë përqendrimin e realizuar nëpërmjet përftimit të kontrollit të shoqërisë Sauber Holding AG nga shoqëria AUDI Aktiengesellschaft; dhe me Vendimin nr. 910, datë 26.09.2022, vendosi të autorizojë përqendrimin e realizuar nëpërmjet blerjes të aksioneve të shoqërisë Sikkim Hydro Power Ventures Ltd. nga shoqëria Statkraft IH Holdings AS.

Për më tepër, ju lutem konsultohuni me faqen zyrtare të Autoritetit të Konkurrencës në https://caa.gov.al/.

Njoftim_per_shtype_date_26.09.2022

Dërgoni Ankesën Tuaj

Please enable JavaScript in your browser to complete this form.
Click or drag files to this area to upload. You can upload up to 3 files.
Njoftim mbi përpunimin e të dhënave personale

Të dhënat tuaja do të trajtohen me konfidencialitet të plotë, në përputhje me Ligjin nr. 9887, datë 10.03.2008 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, i ndryshuar. Të dhënat do të përdoren vetëm për qëllimin e trajtimit të ankesës suaj dhe nuk do t’u transmetohen palëve të treta, përveç rasteve të parashikuara nga legjislacioni në fuqi.
Skip to content