Njoftime për shtyp

Në mbledhjen e datës 06.10.2022, Komisioni i Konkurrencës ka marrë në shqyrtim procedurën e monitorimit të zbatimit të Vendimit nr. 693, datë 14.05.2020 “Për konstatimin e abuzimit me pozitën dominuese të Federatës Shqiptare të Futbollit, në lidhje me aktivitetin ekonomik që zhvillon, dhe dhënien e kushteve dhe detyrimeve”.

Në kuadër të zbatimit të Vendimit nr. 693, datë 14.05.2020, FSHF ka depozituar pranë AK informacionet e kërkuara. Nga vlerësimi i informacioneve ka rezultuar se FSHF ka zbatuar të gjitha kushtet dhe detyrimet e vendosuara sipas VKK nr. 693, datë 14.05.2020.

Për këto arsye Komisioni i Konkurrencës, me Vendimin nr. 911, datë 06.10.2022, vendosi mbylljen e procedurës së monitorimit në zbatim të Vendimit nr. 693, datë 14.05.2020 “Për konstatimin e abuzimit me pozitën dominuese të Federatës Shqiptare të Futbollit, në lidhje me aktivitetin ekonomik që zhvillon dhe dhënien e kushteve dhe detyrimeve”.

Për më shumë shikoni Vendimin nr. 911, datë 06.10.2022 në: www.caa.gov.al .

 

FSHF_NJOFTIM_PER_SHTYP

Dërgoni Ankesën Tuaj

Please enable JavaScript in your browser to complete this form.
Click or drag files to this area to upload. You can upload up to 3 files.
Njoftim mbi përpunimin e të dhënave personale

Të dhënat tuaja do të trajtohen me konfidencialitet të plotë, në përputhje me Ligjin nr. 9887, datë 10.03.2008 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, i ndryshuar. Të dhënat do të përdoren vetëm për qëllimin e trajtimit të ankesës suaj dhe nuk do t’u transmetohen palëve të treta, përveç rasteve të parashikuara nga legjislacioni në fuqi.
Skip to content