Njoftim per shtyp. Date 05.12.2007

Ju njoftojmë se ditën e enjte, datë 5 dhjetor 2007, ora 12:20, në ambientet e Autoritetit të Konkurrencës, do të zhvillohet ceremonia e nënshkrimit të memorandumit të bashkëpunimit midis Autoritetit të Konkurrencës të Shqipërisë dhe Komisionit për Mbrojtjen e Konkurrencës të Maqedonisë. Pas kësaj ceremonie do të ketë një konferencë për mediat me Znj. Lindita Milo, Kryetare e Autoritetit të Konkurrencës dhe Z. Cedomir Kraljevski, President i Komisionit për Mbrojtjen e Konkurrencës së Maqedonisë.
Autoriteti i Konkurrencës fton gjithë gazetarët e medias së shkruar dhe asaj elektronike të marrin pjesë në këtë ceremoni.
Ju faleminderit për vëmendjen tuaj,
Kabineti

Ankesë

    Mund të ngarkohen një ose më shumë dokumenta, në formatet: Word, Excel,Jpeg dhe PDF

    Të dhënat tuaja do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit nr.9887, datë 10.03.2008, 'Për mbrojtjen e të dhënave personale', i ndryshuar.