Rasti: Përftimi i kontrollit të shoqërive esarom gmbh dhe esarom holding gmbh nga shoqëria AGRANA Internationale Verwaltungs-und Asset-Management GmbH. 

Pranë Autoritetit të Konkurrencës është depozituar shkresa nr. 843 prot. i AK, datë 05.10.2026 “të Njoftim Përqendrimi”, nëpërmjet të cilës jemi njoftuar mbi përqendrimin e propozuar lidhur me blerjen e të gjithë kapitalit aksionar në shoqëritë esarom gmbh dhe esarom holding nga shoqëria AGRANA Internationale Verwaltungs-und Asset-Management GmbH.

Referuar dokumentacionit të depozituar, palët në transaksion janë:

Pala blerëse: AGRANA Internationale Verwaltungs-und Asset-Management GmbH është një shoqëri me përgjegjësi të kufizuar, e themeluar sipas legjislacionit austriak, me objekt aktiviteti: menaxhim i aksioneve dhe investimeve.

Shoqëria AGRANA Internationale Verwaltungs-und Asset-Management GmbH është pjesë e Grupit AGRANA.

Grupi AGRANA është një përpunues i lëndëve të para bujqësore, të cilat janë të strukturuara në dy divizione operative: Mallrat Bujqësore & Produkteve të Specializuara dhe Zgjidhjet për Ushqim & Pije.

Pala shitëse:

Esarom Privatstiftung është një fondacion privat, themeluar sipas legjislacionit austriak, me aktivitet: fondacion privat që ofron dhurata për përfituesit e caktuar, si dhe ruan dhe menaxhon asetet e fondacionit, etj dhe pesë persona fizik.

Shoqëritë target:

  1. esarom holding gmbh është një shoqëri holding, e themeluar sipas legjislacionit austriak.
  2. esarom gmbh është një shoqëri me përgjegjësi të kufizuar, e themeluar sipas legjislacionit austriak. (në vijim, të referuara së bashku si “ESAROM”).

ESAROM është një prodhues me shtrirje globale i zgjidhjeve për shijen e ushqimeve dhe pijeve, të cilat përdoren në pije alkoolike dhe joalkoolike, ëmbëlsira dhe akullore.

ESAROM nuk ka filiale dhe nuk ka realizuar xhiro në Shqipëri.

Nga shqyrtimi i dokumentacionit, rezulton se transaksioni i njoftuar është në përputhje me nenin  10 dhe 12 të ligjit, sipas të cilit duhet respektivisht të realizohet ndryshimi i qëndrueshëm i kontrollit si dhe të plotësohen kriteret e xhiros.

 Për sa më sipër, ky transaksion është objekt autorizimi nga Komisioni i Konkurrencës.

Autoriteti fton palët e interesuara, që brenda pesë ditëve nga shpallja e njoftimit, të shprehin opinionet e tyre për transaksionin e njoftuar.

Opinionet mund të dërgohen pranë Autoritetit të Konkurrencës me postë në adresën: Autoriteti i Konkurrencës, Rr. “Sami Frashëri”, Nr. 4, Kati IV Tiranë; apo me e-mail në adresën competition@caa.gov.al.     

Skip to content