Memorandum Mirekuptimi mes Autoritetit te Konkurrences dhe KKRT.

Në datën 05.12.06 mes Autoritetit të Konkurrencës dhe Këshillit Kombëtar te Radios dhe Televizionit u nënshkrua nje memorandum mirëkuptimi për përcaktimin e fushave dhe mënyrave të bashkëpunimit për vendosjen dhe garantimin e zbatimit të rregullave për një konkurrencë të lirë dhe efektive në fushën e mediave elektronikë. Ky memorandum u nënshkrua nga Znj. Lindita MILO(LATI), kryetare e Autoritetit ndërsa për KKRT nga Kryetari Z. Ledi BIANKU.

Memorandumi nënshkruhet në përputhje me legjislacionin shqiptar të konkurrencës dhe funksionimit të tregut në media dhe mbështetet mbi angazhimet e marra në kuadër të Marrëveshjes së Stabilizim-Asocimit për garantimin e konkurrencës në tregun e rrjeteve të komunikimit dhe shërbimeve në përputhje me rregullat e konkurrencës qe zbatohen nga Komuniteti si dhe harmonizimin e legjislacionit në këtë fushë me legjislacionin evropian.Autoriteti dhe KKRT kanë përgjegjësinë ligjore për mbrojtjen e operatoreve dhe konsumatorëve nga veprimet abuzive në tregun e mediave elektronike dhe për garantimin dhe zbatimin e rregullave të konkurrencës në këtë fushë

Qëllimi i këtij Memorandumi Mirëkuptimi është përcaktimi i fushave dhe mënyrave të bashkëpunimit për vendosjen dhe garantimin e zbatimit të rregullave për një konkurrencë të lirë dhe efektive në fushën e mediave elektronikë.Ky memorandum bazohet në të drejtat dhe detyrimet e palëve të përcaktuara në Ligjin nr. 9121 dt 28.07.2003 “Për Mbrojtjen e konkurrencës” (veçanërisht neni 70) si dhe në Ligjin Nr. 8410, datë 30.09.1998 “Për Radion dhe Televizionin Publik dhe Privat në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar (Neni 7, pika 4 dhe 137/5).
Me nënshkrimin e këtij Memorandumi Bashkëpunimi, institucionalizohet bashkëpunimi reciprok në përmbushje të detyrimeve ligjore të ndërsjellta në sferën e forcimit të konkurrencës së lirë dhe efektive në fushën e mediave elektronikë.

Palët do të bashkëpunojnë për të bërë studime tregu lidhur me gjendjen e konkurrencës dhe me propozimet për rregullimet ligjore e nënligjore për të përmirësuar situatën aktuale në këtë treg lidhur me treguesit e konkurrencës.Autoriteti dhe KKRT do të publikojnë dhe/ose shkëmbejnë zyrtarisht të dhëna dhe informacione, në masën që lejojnë dhe detyrojnë ligjet ku bazohet ky memorandum, duke respektuar në rast nevoje karakterin e tyre konfidencial, dhe që kanë të bëjnë me problemet e konkurrencës në fushën e mediave elektronikë.Ky memorandum hyri në fuqi me nënshkrimin e tij.

Ankese

    Ruani Privatësin
    PoJo

    Të dhënat tuaja do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit nr.9887, datë 10.03.2008, 'Për mbrojtjen e të dhënave personale', i ndryshuar.

    document.addEventListener('DOMContentLoaded', function() {
    var privacyRadioInputs = document.querySelectorAll('input[name="your-privacy"]');
    var personalDetails = document.getElementById('personal-details');

    function togglePersonalDetails() {
    if (privacyRadioInputs[0].checked) {
    personalDetails.style.display = 'none';
    } else if (privacyRadioInputs[1].checked) {
    personalDetails.style.display = 'block';
    }
    }

    privacyRadioInputs.forEach(function(radio) {
    radio.addEventListener('click', togglePersonalDetails);
    });
    togglePersonalDetails();
    });