Njoftim për shtyp

Në vijim të zhvillimit të Konferencës Ndërkombëtare me temë “20-vjetori i ligjit “Për mbrojtjen e konkurrencës” në Shqipëri: Pavarësia dhe roli i autoritetit në reformën rregullatore, zbatimi i ligjit, advokacia dhe sfidat drejt Integrimit në Bashkimin Evropian” në ditën e saj të dytë, më datë 24 nëntor, Kryetari i Autoritetit të Konkurrencës Z. Denar Biba dhe Kryetari i Komisionit të Mbrojtjes së Konkurrencës të Armenisë, nënshkruan Memorandumin e Mirëkuptimit, i cili synon vendosjen e urave të reja të komunikimit dhe forcimin e marrëdhënieve të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve në fushën e politikës së konkurrencës.

Axhenda e aktivitetit vijoi me diskutime në panelin me temë “Forcimi i Advokacisë së Konkurrencës me Përfshirjen e Sektorit Privat”, ku folësit shkëmbyen eksperienca dhe këndvështrime lidhur me qasjen ndaj advokacisë së konkurrencës.

Në seksionin e fundit dhe fjalën e tij përmbyllëse, Kryetari i Autoritetit të Konkurrencës Z. Denar Biba, pasi falenderoi bashkë organizatorët e konferencës UNDP dhe GIZ, vuri theksin në rëndësinë e bashkëpunimit me homologët ndërkombëtarë, si dhe falenderoi të gjithë pjesëmarrësit dhe të ftuarit nga rajoni dhe Europa për kontributin e dhënë në këtë konferencë, duke finalizuar me sukses 20 vjetorin e ligjit “Për mbrojtjen e konkurrencës”.

Për më tepër, ju lutem konsultoni faqen zyrtare të Autoritetit të Konkurrencës në http://caa.gov.al.

Shkarko Njoftimin

Dërgoni Ankesën Tuaj

    Mund të ngarkohen një ose më shumë dokumenta, në formatet: Word, Excel,Jpeg dhe PDF

    Të dhënat tuaja do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit nr.9887, datë 10.03.2008, 'Për mbrojtjen e të dhënave personale', i ndryshuar.