Njoftim për shtyp

Komisioni i Konkurrencës, në mbledhjen e tij më datë 21.09.2023, me Vendimin nr. 1014, datë 21.09.2023, vendosi mbylljen e procedurës së hetimit paraprak në tregun e prodhimit, transmetimit dhe shitjes në mënyrë dixhitale të produkteve audio dhe video tek operatorët kabllorë (ripërsëritësit e programeve mbështetur në rrjet kabllor).

Nisur nga ankesat e paraqitura pranë Autoritetit të Konkurrencës ndaj ndërmarrjes Digitalb SHA lidhur me ofrimin e shërbimit ndaj OSHMA-ve Kabllorë, AK ka vlerësuar sjelljen e ndërmarrjes nën hetim, duke konstatuar se sjellja e ndërmarrjes Digitalb SHA kundrejt operatorëve kabllorë ka ardhur për arsye objektive, siç janë arsyet e ligjshme tregtare. Në këto kushte ajo është zgjidhur bazuar në ligjin e posaçëm dhe AMA ka marrë të gjitha masat në mënyrë që kjo problematikë të mos jetë më prezente në treg.

Për këtë arsye, Komisioni i Konkurrencës vendosi:

  1. Mbylljen e procedurës së hetimit paraprak në tregun e prodhimit, transmetimit dhe shitjes në mënyrë dixhitale të produkteve audio dhe video tek operatorët kabllorë (ripërsëritësit e programeve mbështetur në rrjet kabllor).
  2. Detyrimin e të gjithë operatorëve OSHMA audiovizive, si operatorë me pozitë dominuese, që tu japin të drejtën e ritransmetimit të programeve të tyre të gjithë operatorëve të interesuar, në çdo segment tregu.

Gjithashtu në mbledhjen e datës 21.09.2023, Komisioni i Konkurrencës, mori në shqyrtim dy njoftime përqendrimi:

  1. Përqendrimin e realizuar nëpërmjet përftimit të kontrollit të shoqërisë D Way Doo nga shoqëria Nelt Co. Doo Beograd dhe përftimit të kontrollit të shoqërisë D way nga shoqëria Neregelia.
  2. Përqendrimin e realizuar nëpërmjet përftimit të kontrollit të shoqërive MHB Wind Farms (Holdings) Limited dhe Taurbeg Limited nga shoqëria Statkraft Ireland Limited.

Përqendrimet e njoftuara nuk krijojnë mbivendosje ose marrëdhënie të rrjedhës së sipërme apo të poshtme midis aktiviteteve të palëve në nivel kombëtar dhe për këto arsye, nuk do të sjellin asnjë ndryshim dhe nuk do të kenë ndikim në tregun shqiptar.

Për këto arsye, Komisioni i Konkurrencës me Vendimin nr. 1015, datë 21.09.2023, vendosi të autorizojë përqendrimin e realizuar nëpërmjet përftimit të kontrollit të shoqërisë D Way Doo nga shoqëria Nelt Co. Doo Beograd dhe përftimit të kontrollit të shoqërisë D Way nga shoqëria Neregelia dhe me Vendimin nr. 1016, datë 21.09.2023, vendosi të autorizojë përqendrimin e realizuar nëpërmjet përftimit të kontrollit të shoqërive MHB Wind Farms (Holdings) Limited dhe Taurbeg Limited nga shoqëria Statkraft Ireland Limited.

Për më tepër, ju lutem konsultoni faqen zyrtare të Autoritetit të Konkurrencës në https://caa.gov.al.

Dërgoni Ankesën Tuaj

    Mund të ngarkohen një ose më shumë dokumenta, në formatet: Word, Excel,Jpeg dhe PDF

    Të dhënat tuaja do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit nr.9887, datë 10.03.2008, 'Për mbrojtjen e të dhënave personale', i ndryshuar.