Njoftim për shtyp

Në kuadër të promovimit të kulturës së konkurrencës me qëllim mbrojtjen e konkurrencës së lirë dhe efektive në treg, dhe për të luftuar në mënyrë efektive marrëveshjet në oferta në procedurat e prokurimit publik, Autoriteti i Konkurrencës, në bashkëpunim me Bashkinë Berat, zhvilloi sot, më datë 22 shtator, Workshop-in me temë “Për rritjen e kulturës së konkurrencës dhe forcimin e bashkëpunimit me biznesin në procedurat e prokurimit publik në kuptim të Ligjit nr. 9121, datë 28.07.2003 “Për mbrojtjen e Konkurrencës””.

Në një bashkëbisedim interaktiv me pjesëmarrës nga komuniteti i biznesit në rrethin Berat, Kryetari i Autoritetit të Konkurrencës, Z. Denar Biba diskutoi mbi specifikat kryesore të legjislacionit për mbrojtjen e konkurrencës, nevojën për forcimin e bashkëpunimit ndërmjet biznesit dhe AK në funksion të zbulimit dhe ndëshkimit të marrëveshjeve të ndaluara në prokurimin publik, si dhe rritjen e rolit proaktiv të ndërmarrjeve në garantimin e përpuethshmërisë me rregullat e konkurrencës.

Ky Workshop u përshëndet nga Z. Ervin Demo, Kryetari i Bashkisë Berat i cili në fjalën e saj vlerësoi rolin e Autoritetit të Konkurrencës në mbrojtjen e konkurrencës së lirë dhe efektive për mirëfunksionimin e tregjeve në Republikën e Shqipërisë.

Gjithashtu, përfaqësues të Autoritetit të Konkurrencës paraqitën në mënyrë të detajuar për të pranishmit, prezantime për “Marrëveshjet në oferta në proçedurat e prokurimit publik në kuptim të ligjit nr. 9121, datë 28.07.2003 “Për Mbrojtjen e Konkurrencës”, Programin e Përputhshmërisë me Rregullat e Konkurrencës dhe Programin e Lehtësimit nga Gjobat.

Ky aktivitet shërbeu për rritjen e ndërgjegjësimit dhe advokimit të kuadrit ligjor për mbrojtjen e konkurrencës, veçanërisht në tregjet e prokurimit publik, si dhe rritjen e bashkëpunimit ndërmjet Autoritetit të Konkurrencës me botën e biznesit, me synim minimizimin e praktikave antikonkurruese të fshehta në këto tregje dhe jo vetëm.

Shkarko Njoftimin

Ankese

    Ruani Privatësin
    PoJo

    Të dhënat tuaja do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit nr.9887, datë 10.03.2008, 'Për mbrojtjen e të dhënave personale', i ndryshuar.

    document.addEventListener('DOMContentLoaded', function() {
    var privacyRadioInputs = document.querySelectorAll('input[name="your-privacy"]');
    var personalDetails = document.getElementById('personal-details');

    function togglePersonalDetails() {
    if (privacyRadioInputs[0].checked) {
    personalDetails.style.display = 'none';
    } else if (privacyRadioInputs[1].checked) {
    personalDetails.style.display = 'block';
    }
    }

    privacyRadioInputs.forEach(function(radio) {
    radio.addEventListener('click', togglePersonalDetails);
    });
    togglePersonalDetails();
    });