Njoftim për shtyp

Komisioni i Konkurrencës, në mbledhjen e tij më datë 14.06.2024, mori në shqyrtim rastin e njoftimit të përqendrimit të propozuar nëpërmjet përftimit të kontrollit të vetëm të shoqërive LG – LHT Aircraft Solutions GmbH, LG – LHT Passenger Solutions GmbH dhe AerQ GmbH nga shoqëria Lufthansa Technic AG.

Aktivitetet e Lufthansa Technik AG dhe LG Elektronics Inc. nuk mbivendosen as në tregjet e rrjedhës së sipërme, as në ato të rrjedhës së poshtme me aktivitetin e shoqërive target. Shoqëritë target nuk janë aktive dhe nuk realizojnë të ardhura në Shqipëri. Nisur nga sa më sipër, transaksioni i njoftuar nuk do të sjellë asnjë ndryshim në tregun shqiptar.

Për këto arsye, Komisioni i Konkurrencës me Vendimin nr.1086, datë 14.06.2024, vendosi të autorizojë përqendrimin e propozuar nëpërmjet përftimit të kontrollit të vetëm të shoqërive LG  – LHT Aircraft Solutions GmbH, LG – LHT Passenger Solutions GmbH dhe AerQ GmbH nga shoqëria Lufthansa Technic AG.

Për më tepër, ju lutem konsultoni faqen zyrtare të Autoritetit të Konkurrencës në http://caa.gov.al

Shkarko Njoftimin

Dërgoni Ankesën Tuaj

Please enable JavaScript in your browser to complete this form.
Click or drag files to this area to upload. You can upload up to 3 files.
Njoftim mbi përpunimin e të dhënave personale

Të dhënat tuaja do të trajtohen me konfidencialitet të plotë, në përputhje me Ligjin nr. 9887, datë 10.03.2008 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, i ndryshuar. Të dhënat do të përdoren vetëm për qëllimin e trajtimit të ankesës suaj dhe nuk do t’u transmetohen palëve të treta, përveç rasteve të parashikuara nga legjislacioni në fuqi.
Skip to content