Rasti: Krijimi i një ndërmarrje të përbashkët me funksione të plota, HONEST BEER SHPK nga ortakët themelues të saj z. Sokol Kraja dhe z. Adnand Hoxha.

Pranë Autoritetit të Konkurrencës është protokolluar shkresa nr. 692 prot. i AK, datë 07.12.2023 “Njoftim zyrtar për kompanitë mbi Autoritetin e Konkurrencës”, me të cilën jemi njoftuar në lidhje me regjistrimin e shoqërisë së re HONEST BEER SHPK, pranë Qendrës Kombëtare të Biznesit, më datë 24.11.2023.

Referuar dokumenteve të depozituara, palët në transaksion janë:

Pala 1: z. Sokol Kraja, person fizik, shtetas shqiptar, zotëron: 100% të shoqërisë CAPITAL RESOURCES SHPK;  100% të shoqërisë Astral SHPK dhe 50% të shoqërisë HONEST BEER SHPK.

Pala 2: z. Adnand Hoxha, person fizik shtetas shqiptar, zotëron: 100% të shoqërisë IDEL SHPK; 50% të shoqërisë HONEST BEER SHPK dhe 25% të shoqërisë PERLA- S12 SHPK.

Ndërmarrje e Përbashkët (JV): HONEST BEER SHPK është një shoqëri me përgjegjësi të kufizuar, e themeluar sipas legjislacionit shqiptar, më datë 30.10.2023, me objekt aktiviteti marrjen, përfitimin apo prodhimin e produkteve të së drejtës intelektuale dhe tregtimin apo dhënien në përdorim të tyre palëve të treta etj. Për arritjen e objektivave të saj, shoqëria do të ketë gjithashtu mundësinë të zhvillojë të gjitha operacionet tregtare, industriale, me të luajtshme e të paluajtshme, që do të konsiderohen të nevojshme, të dobishme nga organi administrativ.

Nga shqyrtimi i dokumentacionit, rezulton se transaksioni i njoftuar është në përputhje me nenin  10 dhe 12 të ligjit, sipas të cilit duhet respektivisht të realizohet ndryshimi i qëndrueshëm i kontrollit si dhe të plotësohen kriteret e xhiros.

Për sa më sipër, ky transaksion është objekt autorizimi nga Komisioni i Konkurrencës.

Autoriteti fton palët e interesuara, që brenda pesë ditëve nga shpallja e njoftimit, të shprehin opinionet e tyre për transaksionin e njoftuar.

Opinionet mund të dërgohen pranë Autoritetit të Konkurrencës me postë në adresën: Autoriteti i Konkurrencës, Rr. “Sami Frashëri”, Nr. 4, Kati IV Tiranë; apo me e-mail në adresën competition@caa.gov.al.     

Shkarko Njoftimin

Ankese

    Ruani Privatësin
    PoJo

    Të dhënat tuaja do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit nr.9887, datë 10.03.2008, 'Për mbrojtjen e të dhënave personale', i ndryshuar.