Njoftim për Median

Autoriteti i Konkurrencës, i përzgjedhur nga OECD-GVH/RCC, si vendi pritës për organizimin e Seminarit “Për kontrollin e Përqendrimeve” në të cilin do të diskutohet kontrolli i përqendrimeve në zbatim të ligjit nr. 9121/2003 “Për Mbrojtjen e Konkurrencës”, i ndryshuar, nisi seminarin 3 ditor në Tiranë, 19-21 Qershor, në ambientet e Hotel Rogner.

 

OECD-GVH/RCC përzgjodhi Shqipërinë, si vend pritës për zhvillimin e këtij seminari, në sajë të kontributit që Autoriteti i Konkurrencës ka dhënë gjatë vitit të fundit në marrëdhëniet ndërkombëtare midis autoriteteve të konkurrencës. Në këtë seminar marrin pjesë përfaqësues nga 27 Autoritete homologe të Konkurrencës nga Europa dhe Azia.

 

Seminari u hap me fjalën përshëndetëse të Kryetares së Autoritetit të Konkurrencës Znj. Juliana Latifi, e cila mikëpriti përzgjedhjen e Shqipërisë për këtë eveniment, si dhe vlerësoi rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar në fushën e Konkurrencës.

Dërgoni Ankesën Tuaj

Please enable JavaScript in your browser to complete this form.
Click or drag files to this area to upload. You can upload up to 3 files.
Njoftim mbi përpunimin e të dhënave personale

Të dhënat tuaja do të trajtohen me konfidencialitet të plotë, në përputhje me Ligjin nr. 9887, datë 10.03.2008 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, i ndryshuar. Të dhënat do të përdoren vetëm për qëllimin e trajtimit të ankesës suaj dhe nuk do t’u transmetohen palëve të treta, përveç rasteve të parashikuara nga legjislacioni në fuqi.
Skip to content