Njoftim për media

Në vijim të publikimeve në media elektronike, dëshirojmë të sqarojmë sa më poshtë:

Autoriteti i Konkurrencës mbeshtetur në nenin 41 të ligjit nr. 9121/2003 “Për mbrojtjen e konkurrencës”, i ndryshuar, po kryen një hetim të përgjithshëm në sektorin e Shërbimit Spitalor për të parë nëse në këtë treg ka ngurtësim të çmimeve ose rrethana të tjera që kufizojnë apo shtrembërojnë konkurrencën.

Hetimi i përgjithshëm me nr. 552, datë 04.10 .2018, ka për objekt të gjithë veprimtarinë e shërbimit në sektorin e Shërbimit Spitalor, dhe nuk është i kufizuar vetëm në koncesionet e cituara në media. Autoriteti nuk ka kompetencë mbikqyrjen e koncesioneve në vetvete por kufizohet në vlerësimin e konkurrencës.

Për shkak të lidhjes së aksioneve midis ndërmarrjeve të cilat operojnë në këtë treg, gjykojmë si të nevojshëm hapjen e hetimit të përgjithshëm pasi këto çështje kanë nevojë për një trajtim më të thelluar dhe më gjithëpërfshirës.

Në përfundim të hetimit të përgjithshëm Autoriteti mund të publikojë një raport për rezultatet e hetimit të përgjithshëm në këtë sektor të ekonomisë, si dhe mund të ftojë palët e interesuara të shprehen për rezultatet e hetimit.

Theksojmë se hetimet e Autoritetit janë të kufizuara mbi konkurrencën sipas ligjit nr. 9121/2003 dhe hetimet e përgjithshme përfshijnë të gjithë sektorin e ekonomisë duke mos u kufizuar.

EMAIL_MEDIA

Dërgoni Ankesën Tuaj

    Mund të ngarkohen një ose më shumë dokumenta, në formatet: Word, Excel,Jpeg dhe PDF

    Të dhënat tuaja do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit nr.9887, datë 10.03.2008, 'Për mbrojtjen e të dhënave personale', i ndryshuar.