Memorandum Mirekuptimi mes Autoritetit te Konkurrences dhe Drejtorise se Pergjithshme te Doganave.

Në datën 17.12.2007 Autoriteti i Konkurrencës, përfaqësuar nga kryetarja Lindita Milo (Lati) dhe drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Përparim Dervishi, nënshkruan nje marrëveshje bashkëpunimi me qellim garantimin e konkurrencës se ndershme ne tregun shqiptar. Sipas ketij memorandumi. Autoriteti ka përgjegjësinë e mbrojtjes se konkurrencës se lire, respektimin e rregullave për veprimet antikonkurruese.

Pas nenshkrimit te memorandumit, të dy titullarët ndanë te njëjtin mendim se ky është një hap i rendesishem ne kuadër te integrimit evropian, ku konkurrenca edhe ne fushën e doganave ka nje rendësi te veçante për një sistem doganor sa me te shëndetshëm dhe me përfitime me te ndjeshme për klientët dhe publikun. Palet u angazhuan te bashkëpunojnë ne sigurimin e të dhënave të domosdoshme në kryerjen e studimit, analizimit për licencimin e subjekteve tregtuese e importuese si dhe mbikëqyrjes se kushteve të tregut.
Memorandumi i krijon te dy institucioneve, hapësirën e nevojshme qe brenda kuadrit ligjor dhe rregullativ të rrisin bashkëpunimin e tyre të ndersjelle, duke shkembyer informacion dhe ekspertize per te permiresuar situaten aktuale ne tregun vendas, lidhur me shkallen e konkurrencës, si dhe për te shmangur rastet e kufizimit, te pengimit dhe te deformimit te konkurrencës ne kete treg.

Dërgoni Ankesën Tuaj

Please enable JavaScript in your browser to complete this form.
Click or drag files to this area to upload. You can upload up to 3 files.
Njoftim mbi përpunimin e të dhënave personale

Të dhënat tuaja do të trajtohen me konfidencialitet të plotë, në përputhje me Ligjin nr. 9887, datë 10.03.2008 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, i ndryshuar. Të dhënat do të përdoren vetëm për qëllimin e trajtimit të ankesës suaj dhe nuk do t’u transmetohen palëve të treta, përveç rasteve të parashikuara nga legjislacioni në fuqi.
Skip to content