Me Vendimin nr. 567, datë 07.11.2018, Autoriteti i Konkurrencës, me qëllim rregullimin e tregut të ngarkim-shkarkimit dhe aktivitetet e lidhura me to, për mallrat rifuxho në Terminalin Lindor të Portit të Durrësit, i rekomandoi Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, midis të tjerave, miratimin e një kuadri të ri ligjor që përcakton në mënyrë të qartë të drejtat e detyrimet e subjekteve që veprojnë në këtë treg.
Nëpërmjet këtij Vendimi u kërkua prej Autoritetit Portual Durrës që brenda një afati 90 ditor të miratojë një rregullore për funksionimin e Terminalit Lindor të Portit Durrës me qëllim funksionimin sipas rregullave të Terminalit.
Ndërmarrjes “EMS-Albanian Port Operator” SHPK, si ndërmarrje me pozitë dominuese në tregun përkatës, iu rekomandua që të respektojë rregullat e tregut dhe të sillet konform Ligjit nr. 9121, datë 28.7.2003, Për Mbrojtjen e Konkurrencës”.
Në zbatim të vendimit të mësipërm Autoriteti i Konkurrencës ka vendosur të mbajë në monitorim sjelljen e ndërmarrjes “EMS-Albanian Port Operator” SHPK për një periudhë 1 vjeçare.
Për më shumë informacion, ju lutemi të klikoni në linkun më poshtë.